gjyq per atesine e djalit

Pershendetje,

Kam nje gjyq per atesine e djalit dhe nuk di si te veproj. Cilat jane faktet qe duhet t’i sqarohen gjykates dhe dokumentat e provat qe duhet te paraqiten. Cfare procedurash duhet te ndjek?  Ju lutem me ndihmoni. Ne pritje te pergjigjes nga ana juaj.


Qytetari: R. H. Data: 7 April , 2020, Kategoria: Familjare, Kerkese per ndihme juridike dytesore.

4 responses to “gjyq per atesine e djalit”

  1. Bazuar ne informacionin e vene ne dispozicion nga ana juaj ne pyetjen e parashtruar me lart, po ju jap disa orientime te pergjithshme.
    Në ngritjen e padisë duhet të mbahen parasysh këto parakushte:
    1. Kush është i ati fëmijës? Nëse ka, si fillim duhet të kundërshtohet atësia e prezumuar (neni 184, 185, 188 te Kodit te Familjes) ose te prezantohen arsyet e mosnjohjes vullnetare te atesise dhe rrethanat ku bazohet pretendimi juaj (neni 189 të Kodit të Familjes).
    2. Kush e ka ngritur padinë dhe afatet e ngritje se saj?
    – Padia e ngritur nga i ati, ne rastet kur nëna e kundershton njohjen e atesise ose nuk pergjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmerimit, padia mund të ngrihet jo më vonë se një vit nga momenti i njoftimit nga nëna i fëmijës (neni 181 i Kodit të Familjes)
    – Padia e ngritur nga nëna për njohjen e atësisë ka një afat 3 vjet nga momenti i lindjes së fëmijës (neni 183 i Kodit të Familjes).
    – Fëmija mund ta ngre në çdo kohë padinë për njohjen e atësisë.

    Për sa i përket te provave, në nenin 189 të Kodit të Familjes parashikohet se:
    “Atësia e një fëmije të lindur jashtë martese mund të vërtetohet me vendim të gjykatës, kur i ati i fëmijës nuk pranon vullnetarisht ta bëjë njohjen. Gjatë gjykimit duhet te provohet se në kohën e zënies së fëmijës:
    – i ati bashkëjetonte me nënën e fëmijës ose;
    – ka kryer marrëdhënie seksuale me apo pa dhunë;
    – i ka premtuar martesë;
    – nga një gjykim penal apo civil rezulton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi atësia e fëmijës së lindur jashtë martese;
    – kur dihet publikisht se ai e ka njohur fëmijën si të tijin.
    Pra, mund të shërbejë çdo provë që mund të bëjë të mundur njohjen e fëmijës, siç janë dokumentacion fotografik ose filmik, dëshmi të personave të ndryshëm, akte noteriale ose akte të thjeshta shkresore, kontrata qiraje e çdo informacion i ndryshëm që vërteton jetesën ose lidhjen me nënën e fëmijës.
    Megjithatë prova shkencore që mund të vërtetojë përfundimisht njohjen e atësisë është analiza e ADN-së.

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje
    Si fillim duhet te parashtrohen faktet duke nisur nga arsyet e mosnjohjes me vullnet te femijes, si edhe vertetimi nese eshte i regjistruar femija ne regjistrin e gjendjes civile.
    Duhet te pajiseni me: Certifikaten e lindjes se femijes, prova konkrete qe provojne bashkejetesen me babain e femijes, si edhe me e rendesishmja testi ADN-s se femijes dhe babait.

  3. Pershendetje,
    Prova thelbesore ne nje gjyq me objekt vertetimin/ apo kundershtimin e atesise do ishte nje analize ADN-je. Nje test atesie analizohet duke krahasuar profilin e ADN-se se femijes me ate te babait. Kjo ndodh sepse femija trashegon gjysme ADN-je perkatese nga secili prind. Nje krahasim i tille bene te mundur te kuptohet ne qofte se i pretenduari baba ka lidhje biologjike me femijen apo jo.
    Prova te tjera qe mund te paraqiten nga ana juaj jane:
    • aktin e lindjes se femijes/certifikate Lindje;
    • certifikate familjare;
    • cdo dokument, foto, etj qe provon marredhenien tuaj me prindin tjeter te femijes;

  4. Pershendetje!
    Duhet te sqaroni faktet ne te cilat bazohet padia, duke filluar nga arsyet e mosnjohjes vullnetare, se dyti, femija a eshte i regjistruar ne gjendje civile apo jo, se treti, duhet te sqarohet edhe qendrimi i nenes se femijes ne lidhje me atesine e pretenduar. Keto aspekte mendoj qe jane te domosdoshme per te sqaruar çeshtjen ju parashtroni.
    Ne lidhje me provat qe duhet te paraqiten ne gjykate: Certifikaten e lindjes se femijes dhe cetifikaten e nenes; duhen te dhena qe provoni se ju keni bashkejetuar me babain e femijes (foto, video, deshmitare), por ajo qe konsiderohet si prova deçizive ne keto raste eshte testi ADN-s se femijes dhe babait te pretenduar, analize e cila tashme kryhet edhe ne Shqiperi. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet