gjykimi ne dhome keshillimi

Pershendetje,
Falë ndihmës tuaj ligjore, çështja ime në gjykatën administrative është caktuar per t’u shqyrtuar ne dhomë këshillimi.
Çfarë duhet të kuptojmë me gjykimin ne dhome këshillimi? A do zhvillohet gjyqi… dhe nëse vendoset lënia ne fuqi e  vendimit te gjykates se shkallës parë, cilat janë hapat që duhet te ndjek për të përfituar dëmshpërblimin e caktuar?
Ju faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 13 December , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “gjykimi ne dhome keshillimi”

  1. 1

    Me gjykim në dhomë këshillimi kuptohet, gjykim pa prezencën e palëve (pa debat gjyqësor), por gjykata vendos mbi bazën e akteve dhe ankimit në dosje.
    Gjyqi zhvillohet në datën dhe orën e caktuar.
    Nëse vendoset “Lënia ne fuqi e vendimit të shkallës së parë”, atëherë vendimi i apelit është i formës së prerë dhe mund të ekzekutohet vendimi shkallës së parë.
    Në rast se në shkallën e parë e keni fituar të drejtën e dëmshpërblimit, atëherë vendimi i apelit për lënien në fuqi, i jep formë të prerë vendimit të shkallës së parë.
    Për të përfituar dëmshpërblimin duhet të marrësh vendimin e shkallës së parë me formë të prerë dhe t`i drejtohesh një zyre përmbarimi për të ekzekutuar këtë vendim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet