Gjykata nuk njeh divorcin nga Greqia

Pershendetje,

Kemi bere divorcin ne Greqi me mirekuptim tek noteri. Sipas ligjit grek qe nga viti 2018 te gjithe divorcet qe behen me mirekuptim nuk kalojne me ne gjykate dhe procesi mbaron tek noteri. Avokati qe kam ne  Shqiperi eshte paraqitur dy here me gjykate dhe te dyja heret e kane refuzuar me shkakun qe nuk ka vendim gjykate per njohje nga Greqia. Pjese e dokumentacionit qe kam derguar jane akti i noterit,  vula apostile qe eshte marr nga gjykata dhe cregjistrimin qe kam bere ne bashkine e Athines.
Cfare rruge duhet te ndjek ne Shqiperi per paqyrimin e zgjidhjes se marteses ne rregjistrat e gjendjes civile? Faleminderit


Qytetari: E. S. Data: 7 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile, procedura gjyqesore.

One response to “Gjykata nuk njeh divorcin nga Greqia”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ligji shqiptar njeh zgjidhjen e marteses ne perputhje me vendimin e gjykates se formes se prere.
    Ne kushtet qe ju parashtroni (pra ne rast se nuk ka nje vendim gjykate per zgjidhje martese ne shtetin grek, per te cilin mund te kerkohet njohja e tij ne Gjykaten e Apelit ne Shqiperi), vleresoj se nje forme mund te jete edhe zgjidhja e marteses me pelqim reciprok, duke iu drejtuar gjykates kompetente ne Republiken e Shqiperise (ne perputhje me nenin 51 te Kodit te Procedures Civile).
    Ne lidhje me sugjerimin e mesiperm, hapat qe duhen ndjekur jane si me poshte:
    Së pari, e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë.
    Së dyti me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë:
    – Lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur dhe përcaktimin e të ardhurave për rritjen dhe edukimin e tyre.
    – Kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit nevojtar.
    – Rregullimin e marrëdhënieve pasurore midis bashkëshortëve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet