Gjykata e Strasburgut

Pershendetje , kam mbaruar gjyq ne 2 shkallet e gjykimit ( shkalla pare dhe ne Apel ) te cilat ma kane rrezuar padine dhe gjykata e Apelit e ka lene ne fuqi … I kam plotesuar te gjitha kushtet per ta fitur kete pronesi dhe shume avokat me kane thene se duhej ta fitoje , per faj te gjykates une kam mbetur ne mes te kater rrugeve me femije te mitur… Pra pyetja ime eshte a mund te coj ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut ( Gjyjkata e te drejtave te njeriut ) , vetem me 2 shkallet e Gjykimit , pasi sic dihet gjykata e Larte nuk funksionon por edhe sikur te hapet sot kushedi cfare viti del seanca ime
Faleminderit


Qytetari: ?. ?. Data: 23 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

5 responses to “Gjykata e Strasburgut”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, pranon vetem ceshtje te cilat e kane EZAURUAR PLOTESISHT hapesiren ligjore vendase. Pra vendimi duhet ti kete kaluar te treja shkallet e gjykimit.

    Lidhur me pranueshmerine e vendimeve, Gjykata thekson se Për sa i takon shterimit të mjeteve juridike në nivel kombëtar, ju duhet të shfrytëzoni të gjitha mjetet ligjore në Shtetin tuaj që mund të çojnë në zgjidhjen e situatës apo mosmarrëveshjes për të cilën ankoheni. Një gjë e tillë konsiston në një padi të ngritur në një gjykatë civile, penale apo administrative, të pasuar nga apelimi i vendimit të dhënë nga këto gjykata kur është rasti, madje edhe një rekurs në një gjykatë më të lartë, si p.sh. Gjykatë e Lartë apo Gjykatë Kushtetuese, nëse një e tillë ekziston.
    Veç kësaj, juve duhet t’u përmbaheni rregullave dhe procedurave të akteve ligjore në fuqi në nivel
    kombëtar. Nëse çështja juaj nuk ka gjetur zgjidhet nga gjykatat kombëtare sepse ju nuk e keni ngritur kërkesë padinë brenda afatit ligjor të parashikuar nga legjislacioni kombëtar, atëherë ankesa juaj drejtuar Gjykatës së Strasburgut mund të shpallet e papranueshme. Dhe së fundmi, kur shqyrtohet çështja apo mosmarrëveshja nga gjykatat kombëtare, mbani parasysh që duhet të parashtroni edhe përpara këtyre institucioneve të paktën thelbin e shkeljes së Konventës, që e pretendoni më pas në GJEDNJ

  2. 1

    Nje nga kushtet thelbesore te ankimit ne GJEDNJ, eshte ai i ezaurimit i te gjithave shkalleve e gjykimit ne Shqiperi, pra te gjitha mjetet e brendshme te ankimit ndaj, eshte kusht qe duhet cuar ceshtja edhe ne Gjykaten e Larte me anen e Rekursit, sado kritike eshte situata aktuale..

  3. 1

    Pershendetje. Duhet te ezaurohen te gjitha shkallet e gjykimit ne Shqiperi qe t’i drejtoheni Gjykates se Strasburgut. Pra, eshte kusht qe duhet cuar ceshtja edhe ne Gjykaten e Larte.

  4. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    1

    Pershendetje,

    Refereuar nenit nenit 35 te KEDNJ-se, nje prej kushteve per t’iu drejtuar GJEDNJ-se eshte ezaurimin e mjeteve te brendshme (ne rastin e Shqiperise parashikohet ezaurimi i jurdiksionin e Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese). Referuar jurisprudences se GJEDNJ-se, ky kusht nuk aplkiohet kur subjekti kerkues verteton se ezaurimi i mjeteve te brendshme nuk eshte i mundur dhe/ose efektiv. Referuar kushteve te Shqiperise, mundesia e akimimit eshte jo efektiv.
    Gjithashtu duhet te mbani parasysh se me ndryshimet e Protokollit 14 te KEDNJ-se, duhet qe demi i shkaktuar personit duhet te jete i rendesishem, prandaj ne kerkesen drejtuar GJEDNJ-se duhet te vertetoni se demi i shkaktuar eshte i rendesishem.

  5. 1

    Pershendetje,
    Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut lidhur me te drejten per t’ju drejtuar Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut, percakton se kushdo ka te drejte qe t’i drejtohet pasi te kete ezauruar te gjitha mjetet efektive te parashikuara nga legjislacioni i brendshem. Praktika per vendin tone ka qene qe duhet te ezaurohet ankimi ne shkalle te pare, Apel dhe ne Gjykate te Larte, pa qene nevoja t’i drejtohesh Gjykates Kushtetuese. Eshte e veshtire te arrish ne perfundimin, qe per shkak te specifikes se vendit tone, ku Gjykata e Larte e ka pezulluar per nje kohe te gjate veprimtarine e saj, ekziston mundesia qe GjENJ ta konsideroje qe jane ezauruar mjetet efektive te brendshme. Ju patjeter duhet te paraqisni rekursin sipas legjislacionit shqiptar, per pjesen e aplikimit prane GJEDNJ mbetet ne vleresimin tuaj dhe te avokatit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet