Gjobe prej 10,000 lekesh per rregjistrimin e vend-banimit

Pershendetje ,
Kerkoj te bej rregjistrimin e gjendjes civile dhe adreses se banimit ne Tirane , Fresk. Zyra e gjendjes civile Fresk.
Ne sportelin e gjendjes civile me komunikuan qe duhet te paguaj gjobe 10,000 sepse ka kaluar afati 30 ditor qe parashikohet me ligj per rregjistrimin e baneses nga firmosja e kontrates se shit-blerjes se apartamentit.
Nderkohe afersisht 1 muaj me pare ne parlament eshte firmosur nje projektligj ku shprehet qartesisht qe per nje periudhe 6 mujore anullohet gjoba prej 10,000.
Punonjesi i gjendjes civile kembengul se nuk eshte ne djeni te ketij ligji dhe te faljes se gjobes duke qene se nuk e kan informuar eproret kerkon te vjele gjoben fillimisht per te me ofruar sherbim.
Dhe nuk mbaron me kaq. Apartamenti eshte ne bashkepronesi prej dy personave , cift , por qe nuk eshte bere akoma celebrimi. Punonjesi kerkon qe gjoba do paguhet vec e vec nga te dy personat. Totali 20,000 Leke

Cila eshte zgjidhja dhe kush i vendos apo siguron zbatimin e ligjeve , gjendja civile apo Parlamenti i Republikes se Shqiperise ?

Si duhet te veproj dhe ku mund te adresohem per zgjidhjen e ketij problemi


Qytetari: A. P. Data: 11 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gjobe prej 10,000 lekesh per rregjistrimin e vend-banimit”

  1. Pershendetje. Ligji qe ju parashtroni eshte miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise ne date 22 tetor 2020, por nuk ka hyre ende ne fuqi. Per momentin ligji eshte kthyer nga ana e Presidentit te Republikes. Ne keto kushte, Kuvendi mund te rishqyrtoje duke bere ndryshime, ose mund ta miratoje serish ne gjendjen ne te cilen eshte aktualisht projektligji.
    Ne keto kushte, ju mund te prisni derisa te qartesohet situata e projektligjit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet