Pershendetje!
Para 3 vitesh me ndaloj policia dhe me vendosen nje gjobe me komisjon pasi qarkulloja me mjetin me xhamin e pasem te veshur. Makina nuk ishte e imja dhe me thane do dalesh ne komision. Une nuk u paraqita pasi banoj ne qytet tjeter. Me kishin denuar me gjobe 20.000 mije leke te reja. E theksoj mjeti nuk eshte ne emrin tim. Gjoba eshte vendos ne targen e mjetit dhe emrin tim. Kane kaluar 3 vite dhe sot kur hapa portalin e-Albania figuronte gjoba ne emrin tim. Dua te di gjoba do rri ne emrin tim? A mund te hap proces gjyqesor per kete? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje! Ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates administrative, por duke provuar se vendimi i organit administrativ nuk ju eshte komunikuar asnjehere, si e vetmja menyre per te qene brenda afatit ligjore. Rruga tjeter eshte ajo e rivendosjes ne afat te se drejtes se ankimit, padise me Gjykate. Per kete eshte e nevojshme te pajtoni nje avokat per t’ju asistuar ne draftimin e akteve (ankim, padi) dhe perfaqesimin ne gjykate. Ne rast se nuk keni mundesi te paguani nje avokat, ju mund te perfitoni nje avokat falas sipas Ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”. Faleminderit