Gjobe ndertimi pa leje

Pershendetje,

Para 3 vjetesh bera nje ndertim pa leje. Me vendosen gjobe 5 milion leke te vjetra. Une nuk bera ankimim per gjoben. Cfare parashikon ligji qe kur kalon 2 vjet pa marr gjobe, a falet? apo duhet te kisha bere ankim, pastaj falej pas 2 vjetesh? Ju faleminderit


Qytetari: E. B. Data: 3 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gjobe ndertimi pa leje”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” përcakton edhe parashkrimin e dënimit administrative, ku përcaktohet se:
    “Me përjashtim të rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe, dënimi administrativ, i nxjerrë nga organi i administratës publike, i cili nuk ekzekutohet me kalimin e dy viteve nga data e nxjerrjes së vendimit për kundërvajtjen administrative, parashkruhet. Në këtë rast, organi administrativ, që ka nxjerrë vendimin për kundërvajtjen administrative, me vendim konstaton parashkrimin. Në vendimin, ku konstatohet parashkrimi i dënimit administrativ, listohen edhe arsyet që kanë çuar në këtë përfundim.” Persa I përket pyetjes suaj për ezaurimin e ankimimit, nuk ndikon në parashkrimin e dënimit administrativ. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet