Gjobe doganore

Pershendetje!
Une jam zonja A.L. Jam pronare e nje makine Volkswagen. Kete makine e kam marre nga Gjermania ne vitin 2015. Pas nje kontrolli nga ana e autoriteteve doganore vendosen qe te me bllokojne automjetin si dhe te paguaj nje gjobe prej 210.520 leke, si dhe te paguhet detyrimi prej 210.520 leke detyrim doganore. Makina me eshte bllokuar qe në vitin 2015 dhe gjendja e saj eshte amortizuar e gjitha. Si mund te paguaje te gjithe kete shume dhe te me mbahet automjeti qe në 2015? Nuk di se cfare behet me kete automjet. Drejtoria e doganes ka marre dhe nje leshim urdher ekzekutimi per te cilin une nuk kam pasur dijeni fare deri në momentin kur me ka ardhur njoftimi nga zyra permbarimore. Kujt duhet t’i drejtohem ju lutem? Me ndihmoni cfare te bej? Ju faleminderit


Qytetari: A. L. Data: 18 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gjobe doganore”

  1. 1

    Pershendetje. Detyrimi doganor dhe gjoba e leshuar nga autoritet doganore jane titull ekzekutiv. Ju keni pasur te drejte qe t’i ankimoni fillimisht prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dhe me pas prane Gjykates Administrative. Nese ju nuk keni ndjekur rrugen administrative dhe me pas ate gjyqesore, apo nese gjykata e ka rrezuar padine tuaj, atehere ju jeni te detyruar te paguani detyrimin doganor dhe gjoben perkatese. Fakti qe keto detyrime jane titull ekzekutiv do te thote qe autoritetet doganore i drejtohen Gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit dhe per kete ne baze te K.Pr.Civile, ju si debitori nuk njoftoheni fare. Pas miratimit te Urdherit te Ekzekutimit, ceshtja kalon ne permbarim dhe eshte ky i fundit qe kerkon nga ju fillimisht permbushjen e detyrimit vullnetarisht dhe me pas kalon ne ekzekutim te detyrueshem. Lidhur me pyetjen tuaj: Si mund te paguaje te gjithe kete shume dhe te me mbahet automjeti qe në 2015? Nese ju do te kishit permbushur detyrimin doganor ne vitin 2015, autoritetet doganore kishin detyrim ligjor te zhbllokonin automjetin. Persa kohe ju nuk e keni permbushur detyrimin, makina ka vijuar e bllokuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet