Gjobe automjeti ne mungese dhe ne periudhe pandemie

Pershendetje,

Kam marr gjobe me komision ne dt 17 mars 2020, ne mungese dhe ne periudhe covidi. Pasi marr dijeni mbas dy muajsh per kete gjobe bej ankese me shkrim te Drejtoria e Pergjithshme e Policise per pamundesi te paguaje nje shume te tille prej 25.000 leke. E para, sepse gjoba eshte marre ne mungese; e dyta, une nuk kam marre njoftim ne kohe, por mbas dy muajsh per kete. Nderkohe qe kamatevonesat kane ecur dhe e treta, une jam e divorcuar me kujdestari nje femije ne ngarkim per rritje edukim dhe nuk kam mundesi ekonomike te paguaj nje shume te tille. Nuk kam marre asnje pergjigje per kete ankese qe kam depozituar dorazi te Drejtoria e Pergjithshme e Policise.

Si mund te marr vesh se cfare ka ndodhur me kete gjobe, pasi dhe OASH eshte mbyllur fizikisht? Cfare ndodh kur nuk kam te ardhura te paguaje nje shume te tille? Ju bej me dije se une ate automjet e perdor per nevojat e femijes. Faleminderit,


Qytetari: R. G. Data: 19 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Gjobe automjeti ne mungese dhe ne periudhe pandemie”

  1. Pershendetje,

    Sipas kodit rrugor ne lidhje me afatin e njoftimit, procesverbali me të dhënat e sakta dhe të detajuara të shkeljes, per te cilen qytetari nuk eshte konstatuar ne vend, i njoftohet shkelësit përkatës brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes.

    Njoftimi bëhet nëpërmjet organeve perkates ose nga korrierët, me mënyrat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, apo nëpërmjet postës, sipas normave për njoftimet nëpërmjet shërbimit postar. Sidoqoftë njoftimet quhen të kryera me korrektësi kur bëhen në rezidencën ose vendbanimin e subjektit, që rezulton nga lejeqarkullimi ose nga arkivi kombëtar i mjeteve apo nga lejedrejtimi i drejtuesit të mjetit.

    Ne lidhje me periudhen e pandemise, kjo nuk ndikon ne konstatimin e shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor nga punonjesit e policise, dhe vendosjen e gjobave. Gjate kesaj periudhe nuk ka patur ndonje akt normativ apo vendim qe te perjashtonte vendosjen e gjobave ne rast te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor.

    Ndaj vendimeve të Organit Administrativ Shtetëror (OASH), kur nuk është bërë ankim në Gjykatë sipas nenit 202 të Kodit Rrugor, mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose marrja dijeni, në organin administrativ më të lartë për shqyrtimin e ankimeve, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

    Ne lidhje me ankesen qe ju keni drejtuar drejt institucionit perkates, ju keshilloj qe te merrni informacion mbi statusin e shyqrtimit te saj permes portalit e-albania (shqiperiaqeduam.al), ose nepermjet numrave te kontaktit te vendosura ne dispozicion.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ligji Nr.8387, date 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, percakton sesi behet njoftimi i shkeljeve administrative:
    -Kur autori i shkeljes nuk mund të përcaktohet menjëherë, procesverbali me të dhëna të sakta dhe të detajuara të shkeljes, duhet t’i njoftohet shkelësit brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes.
    -Për banuesit jashtë vendit njoftimi duhet të kryhet brenda 360 ditëve nga verifikimi i shkeljes.
    -Njoftimet, për të dyja rastet, quhen të kryera me korrektësi kur bëhen në rezidencën ose vendbanimin e subjektit, që rezulton nga lejeqarkullimi ose nga arkivi kombëtar i mjeteve apo nga lejedrejtimi i drejtuesit të mjetit. Shpenzimet e verifikimit dhe të njoftimit i ngarkohen personit që është i detyruar të paguajë gjobën administrative.
    -Kur njoftimi në fjalë nuk bëhet brenda afatit të lartpërmendur, autori i shkeljes nuk është më i detyruar të paguajë gjobën administrative.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet