Gjoba

Kam mar nje Mas gjobe nga gjykata e fier neni 242 dua të di e e ka kap kjo amistia qe u beh dhe kur e mar Deshmin e Pnaliteti te paster


Qytetari: A. H. Data: 25 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Gjoba”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    A. Pika 1 e nenit 3 te ligjit nr. 5/2020 “Per dhenie amnistine”, parashikon nje nga kriteret per perfitimin e amnistise: “Amnistohen personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019, pavarësisht
    nga koha e mbetur nga dënimi.”
    Nga sa me siper del e qarte se ju duhet te plotesoni 3 kushtet: 1. Vendimi te jete i formes se prere; 2. Denimi te jete me burgim deri 2 vite, perfshire gjoben (ne keto kushte jeni ju) etj.. 3. per denime te dhena deri me date 31.12.2019.
    Ne situaten e parqitur nga ju nuk jemi ne djeni 1. nese vendimi eshte apeluar ose jo; 2. nese denimi eshte dhene brenda dates 31.12.2019 ose jo.
    Gjithesi nese plotesoni 3 kushtet sa me siper jeni subjekt perfitues nga ligji “Per dhenien e amnistise”.
    B. Ne lidhje me piken te tjeter, ate te rehabilitimit, pika a e nenit 69 Kodi Penal, parashikon: Quhen të padënuar:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.
    Edhe ne kete rast kemi 2 kushte per te plotesuar: 1. Denimi te jete deri ne 6 muaj, ose me i lehte (te cilin ju e keni me gjobe), 2. nga dita e vuajtjes se denimit nuk ka kryer veper tjeter penale.
    Duke qene se denimi juaj konsiston ne marrje gjobe, llogaritja e afatit te kushtit 2, do te filloje nga momneti qe vendimi ka marre forme te prere.
    Pra me pak fjale, nuk duhet te kryeni asnje veper tjeter penale, per 2 vite ne vijim, nga momenti qe vendimi ka marre forme te prere.

  2. Neni 242 të Kodit Penal “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të Punonjësit të Policisë së rendit Publik” , përbën kundërvajtje penale dhe si i tille duhet ligjerisht te perfitosh nga Amnistia e votuar nga Parlamenti se fundmi, ndaj gjykoj se gjoba juaj eshte e amnistuar dhe si e tille nuk duhet ta paguash me.
    Ne lidhje me “Deshmine e paster” nga praktika ime gjyqesore, ne Deshmine e penalitetit, nuk i shenojne “denimet me gjobe”…

  3. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Nese vendimi ndaj jush ka marre forme te prere, po perfitoni nga ligji per amnistine i miratuar kete vit. Por kjo nuk do te thote se konsideroheni i padenuar, pasi ligji per amnistine parashikon shuarjen e menyres se vuajtjes se denimit te dhene qe ne rastin konkret eshte gjobe. Ne menyre qe te figuroni i padenuar ne deshmine e penalitetit duhet te kaloje perjudha e rehabilitimit e parashikuar ne nenin 69/a te Kodit Penal qe per rastin tuaj eshte dy vite. Ne rastin tuaj duke qene se nuk e keni paguar gjoben e marre dhe keni perfituar nga amnistia, afati i rehabilitimit fillon 15 dite nga botimi ne fletoren zyrtare te ligjit per amnistine qe eshte data 04.03.2020. Pra nga data 04.03.2020 deri ne 04.03.2022 ju nuk duhet te konsumoni veper tjeter penale qe te perfitoni nga instituti i rehabilitimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet