Përshëndetje,
Femija ka lindur jashte vendit ne vitet ‘90 nderkohe qe prinderit kane qene azilkerkues me te tjere emra. Eshte rregjistruar ne vitet ‘00 ne gjendjen Civile me te dhenat(perfshire vendlindjen) e sakta, por problemi qendron ne rastet kur kerkohet akti I lindjes pasi te dhenat (amesia, atesia dhe mbiemri) nuk jane te njejta me dokumentet e tjere (pasaporte, certifikate personale, etj)
Deshiroja te dija a ka ndonje rruge qe mund te ndiqet per te vertetuar qe ky eshte i njejti person?
Faleminderit paraprakisht.
One Response
Pershendetje. Ne kete rast mund t’i drejtoheni gjykates se rrethit gjyqesor ku ndodhet zyra e gjendjes civile ku personi eshte regjistruar, me kerkese per Vertetim te Faktit Juridik, qe behet fjale per te njejtin person. Per t’i provuar gjykates pretendimet pervec provave qe vertetojne qe ne fakt behet fjale per te njejtin person, eshte e nevojshme qe t’i vertetohet interesi i ligjshem, pra perse personi e kerkon dhe faktin qe kjo eshte e vetmja menyre per ta vertetuar kete fakt.