Gabime ne dokumentacion

Pershendetje,

Kam mbaruar fakultetin juridik ne vitin 1996. Kam marre diplomen, por nuk i kam dhene shume rendesi qe tek emri ma kane ngaterruar nje germe. Gjithashtu edhe viti i nenshkrimit te diplomes eshte shkruar gabim.Si mund te veproj?


Qytetari: D. R. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gabime ne dokumentacion”

  1. Pershendetje. Gabimet ne dokumentet shkollore per te cilat ka kaluar kaq shume kohe, mund te behen vetem me ane te Gjykates, duke kerkuar korrigjimin e akteve ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Duhet ti paraqisni gjykates dokumentet qe vertetojne gabimet e pretenduara: Aktet e gjendjes civile si dhe nje vertetim nga shkolla per periudhen se kur keni kryer studimet. Persa kohe keni edhe gabime ne emer, do t’ju duhet te paraqisni edhe nje vertetim negativ nga Regjistri i Gjendjes Civile, qe te vertetoje se nuk ekziston nje person me te dhenat e gabuara, sic rezulton ne dokumentin e shkolles.
    Nga ana e gjykates nuk do te nderhyhet ne Diplomen tuaj fizikisht, pasi kjo nuk mund te ndodhe, por ne cdo rast qe ju do perdroni Diplomen do t’i bashkengjisni vendimin e gjykates qe pranon korrigjimin. Ligjerisht eshte njesoj dhe kjo vlen edhe per jashte vendit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet