Gabime ne certifikate pronesie

Pershendetje,

Aplikova ne hipoteke per regjistrimin e aktit te trashegimise me te gjitha dokumentet ne rregull dhe certifikatat me erdhen me gabime ortografike, si dhe me gabime te tjera, sic eshte ‘numri i indeksit te hartes kadastrale’. Si behet aplikimi per korrigjimin e gabimeve? Ne portalin E-Albania apo dorazi prane ASHK-se? Faleminderit!


Qytetari: G. . Data: 17 February , 2021, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Gabime ne certifikate pronesie”

  1. Përshëndetje! Ju mund të aplikoni pranë portalit e-Albania për korrigjim gabimeve materiale qe keni konstatuar ne certifikaten e pronesise ose mund te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s per t’ju asistuar me aplikimin perkates. Vleresoj se ne lidhje me korigjimin e gabimeve materiale ne rastin tuaj nuk duhen paguar tarifa shtese, nisur nga fakti se gabimet jane bere nga punonjesit e Zyres se Kadastres. Për më tepër referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9483. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet