Gabim ne dokumentacion

Pershendetje,

Kam nje pyetje lidhur me gabimet ne dokumentacion. Babait tim i kane shkruar gabim mbiemrin ne librezen e punes, por ne dokumenta te tjere zyrtare e ka ne rregull. Shqetesimi im qendron te fakti se kur te nisi proceduren per pension ai mund te hase probleme per shkak te ketij gabimi qe i kane bere ne libreze. A mundet te behet nga ISSH nje korrigjim i ketij detaji e te pajisem me nje vertetim ne menyre qe atij te mos kete probleme kur t’i duhet te dorezoje dokumentat per pension? Duke qene se pa ezaururar cdo rruge administrative une nuk mund t’i drejtohem gjykates, po ju drejtohem juve per nje keshille. Faleminderit paraprakisht.


Qytetari: K. G. Data: 29 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Gabim ne dokumentacion”

  1. 2

    Pershendetje. ISSH nuk ka kompetence qe te beje korrigjimin e dokumenteve dhe as te Librezes se Punes. Nese pas paraqitjes se kerkeses per pension, nga ana e ISSH refuzohen te njihen vitet e punes, apo nxirren probleme te ndryshme qe rrjedhin nga kjo pasaktesi, ju mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per korrigjimin e dokumenteve, sipas nenit 388 te K.Pr.Civile.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet