Fyrje dhe rendim psikologjik

Pershendetje ,

Para 1 muaji ka ndodhur nje konflikt ne rruge … ( te cilet jeni ne mardhenie familjare )
Ne debat e siper personi x, me ka akuzuar dhe me thote mbi dhjetra here qe jam femi i jashte ligjshem ilegal (ai e tha ne nje forme banale, denigruese, por une po e shkruaj keshtu)

Cfare procedure duhet te ndjek une qe ky person te perballet me pasojat dhe me kete diskriminin, ofendim denigrues, duke me shkaktuar nje dem psikologjik per ate fjale qe me tha?

A ka ndonje baze ligjore apo dicka per kete gje ?

Faleminderit


Qytetari: S. M. Data: 27 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Fyrje dhe rendim psikologjik”

  1. 2

    Pershendetje,

    Kodi Penal i RSH ne nenin 119 te tij parashikon vepren penale te “fyerjes” dhe denimin perkates. Nese vleresoni se jeni demtuar nga kjo veper penale të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, ju keni të drejtë të paraqisni kërkesë në gjykatë dhe të merrni pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Ne vijim mund te gjeni dispozitat e plota:
    Neni 119 (Kodi Penal)
    Fyerja
    Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

    Neni 59 (Kodi i Procedures Penale, i ndryshuar)
    Viktima akuzuese
    Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 43 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet