Dua te aplikoj ne bashki per kredi te bute apo bonus qiraje … Per kete qellim a mund te me vini nese mundeni ne dispozicion keto formulare? Faleminderit per ndihmen tuaj!
Ligji qe rregullon ndihmen qe jep shteti lidhur me perfitimin e banesave sociale eshte ligji 22/2018 “Për strehimin social”.
Se pari, ju duhet te plotesoni kriteret e ketij ligji per te perfituar nga programet sociale (me poshte keni informacion mbi kriretet). Kriteret zbatohen vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura.
Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë ke kritere:
a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
b) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:
i) i fatkeqësive natyrore;
ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;
iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve;
iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë;
c) familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.
Se dyti, ju bejme me dije se aplikimi për të përfituar strehim, bëhet me dy faza.
Në fazën e parë ju duhet te paraqisni kerkesen prane Bashkise tuaj perkatese, sipas formatit qe kjo Bashki ka miratuar. Nese ju kaloni fazen e pare te perzgjedhjes, do te njoftoheni nga Bashkia per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem.
Lidhur me formularet perkates per te aplikuar, lutem drejtohuni prane Njesise Administrative/Bashkise ku keni vendbanimin. Faleminderit,
One Response
Pershendetje,