Nëse dëshiron të thërras si palë të paditur në një proces civil një person shqiptar që jeton jashtë shtetit, a mund ta vendos adresen e tij atë të familjareve që jetojnë brenda vendit apo duhet adresa e të paditurit që jeton jashtë territorit të Shqipërisë?
One Response
Përshëndetje!
Bazuar ne nenin 154 të Kodit të Procedurës Civile, kërkesë padia duket të përmbajë në mënyrë të saktë të dhënat e mëposhtëme, parashikuar në pikën 2 b): listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin,atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë…
Nëse vayhdojmë me Neni 130- 133/a Njoftimi me shpallje publike, i cili bëhet nëse:
a) nuk është e mundur të realizohet njoftimi sipas parashikimeve të neneve 129, 130, 131, 132 dhe 133 dhe pasi punonjësi i gjykatës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e adresës së personit që i drejtohet njoftimi; ose
b) personi, të cilit i drejtohet njoftimi, nuk ka vendbanim, vendqëndrim, nuk ka zgjedhur një banesë ose nuk ka caktuar një përfaqësues në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka qenë i mundur njoftimi i tijsipas njërës nga mënyrat e parashikuara nga ligji.
Nga interpretimi logjik i këtyre normave shohim se në kërkesë padi duhet të jetë i vendosur vendbanimi i të paditurit, për të mos arritur në shpallje publike, mund të referojmë dispozitat e tjera të Kodit të Procedurës Civle, si më poshtë.
Palët mund të vendosin me marrëveshje, bazuar në nenin 129 se : Kur përzgjedhja e një adrese, me qëllim njoftimi në gjykatë është parashikuar shprehimisht në kontratë nga palët, për të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga kjo kontratë, gjykata mund të kryejë njoftimin sipas kësaj mënyre.
Ndërkohë neni 78 i Kodit parashikon se: Punonjësi i gjykatës është përgjegjës për kryerjen e rregullt të njoftimeve. Ai merr masa për realizimin e kërkimeve të nevojshme në lidhje me adresën e personit që i drejtohet njoftimi, në regjistrat publikë, në organet e administratës shtetërore, në familje dhe tek të afërmit, në vendqëndrimin ose vendbanimin e fundit të personit që i drejtohet njoftimi, ose nëpërmjet burimeve të tjera të mundshme.
E rëndësishme është që subjekti të njoftohet, bazuar dhe ne logjikën e nenit 131, shihet se nëse nuk mund të njoftohet subjekti në adresën ku ka vendbanimine tij apo vendi ku ushtron profesionin, njoftimi bëhet në familjarët e tij.
Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitës së mësipërme, njoftimi bëhet në vendbanimin apo vendqëndrimin e personit të thirrur ose në zyrën apo vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare, industriale ose të artizanatit.
Në qoftë se personi i thirrur nuk gjendet në një nga këto vende, njoftimi i dorëzohet një personi të familjes që ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe kur nuk ndodhet ndonjë prej tyre, njoftimi mund të bëhet edhe nëpërmjet fqinjëve, që pranojnë t’ia dorëzojnë atë personit të thirrur, zyrës ose qendrës së punës së tij, përveç kur marrësi është i mitur, nën gjashtëmbëdhjetë vjeç ose është i pazoti për të vepruar.
Kur nuk është e mundur të bëhet njoftimi, sipas paragrafit të mësipërm, kopja e njoftimit i dorëzohet portierit të ndërtesës së banimit, të zyrës apo të qendrës së punës.
Ju faleminderit!