Fitimi pronesise me parashkrim fitues

Pershendetje,

Ne dhjetor te vitit 1996 babai im ka blere nje dyqan, por nuk ka bere kontrate shitje. Ka paguar vetem  parate, per arsye se per pak muaj filluan trazirat e vitit 1997.
Dua te theksoj qe kete pasuri im ate e ka poseduar qetesisht dhe pa nderprerje deri ne vitin 2000,  vit ky kur im ate nderron jete, pra per rreth 4 vite.  Nga ky moment e deri me sot kjo pasuri perdoret pej meje ne menyre te qete dhe te panderprere. Une kam paguar rregullisht faturat e energjise elektrike qe nga viti 2006 e deri me sot.  Ne total jane 14 vite qe po e perdor une dhe duhen edhe 6 vite te tjera per t’u bere 20 vite.  Por nese llogarisim dhe vitet qe e ka poseduar babai im atetere behen 20 vite (per pak) qe kjo pasuri posedohet prej nesh.

Prandaj dua t’ju pyes nese mund te ngrej padi me objekt njohjen e pronesise me parashkrim fitues, duke perllogaritur ne total edhe vitet kur kjo pasuri posedohej nga im ate? a mund te konsiderohen ne perllogaritjen e totalit te viteve te posedimit edhe ato 4 vite qe pasuria eshte poseduar babai im?

Faleminderit.


Qytetari: J. B. Data: 16 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Fitimi pronesise me parashkrim fitues”

  1. 2

    Pershendetje!
    Kazusi qe ju shtroni per zgjidhje ka nje nderthurje te dy insituteve te njohur nga e drejta civile shqiptare, konkretisht parashkrimin fitues te pronesise, ne rastin tuaj pa titull, dhe insitutin e trashgimise ligjore, duke prezumuar ketu qe ju jeni ne rrethin e trashgimtareve ligjor apo testamentar te trashgimelenesit babait tuaj.
    Legjislatori ka percaktuar qe per te fituar pronesine mbi nje send te paluajteshem nepermjet njeres prej tagrave te pronari, posedimit, duhet qe personi ta kete poseduar i qete dhe pa ndeprerje sendin e paluajteshem per nje periudhe 20 vjeçare. Me plotesimin e ketyre dy kushteve, personit, i lind e drejta te ngreje padi ne gjykate dhe nepermjet vendimit gjyqesor te kerkoje regjistrimin e sendit ne pronesi te tij prane regjistrave perkates (nenet 169 dhe 170 te Kodit Civil).

    Duke u mbeshtetur serisht ne dipozitat e Kodit Civil legjislatori ka sanksionuar ne nenin 309 se:
    Posedimi fitohet me anë veprimesh juridike, me trashgim dhe me pushtim.
    Ai që ka fituar posedimin me mirëbesim, mund të bashkojë në posedimin e vet, edhe kohën e posedimit me mirëbesim të personit nga i cili ka fituar sendin.

    Ne analize te kesaj dispozite, paragrafit te pare te nenit 309 te Kodit Civil, del se posedimin mbi pasurine e paluajtshme, dyqanin, ju e keni filluar ne momentin qe babai jua ka nderruar jete, pra ne vitin 2000, per shkak te nenit neni 318 paragrafi I pare i Kodit Civil:
    Trashëgimia çelet kur vdes trashëgimlënësi

    Nga ana tjeter per shkak te paragrafit te dyte te nenit 309 te Kodit Civil, kohen e posedimit te babait tuaj ju nuk mund ta bashkoni me kohen e posedimit tuaj pasi si keni thene ne fillim te kazusit babai juan nuk ka disponuar nje mjet te vleftshem (veprim juridik) per kalimin e titullit te pronesise se pasurive te paluajteshme, te percaktuara ne nenin 193 te Kodit Civil.

    Per sa me siper, opinioni im eshte qe ju e keni plotesuar afatin 20 vjecar (2000-2020) te kerkuar per parashkrimi fitues pa titull (perllogaritja e sakte behet me date e vdekjes se babait tuaj), por ky fakt duhet te provohet. Nga sa ju thoni, nje nga provat qe mund te perdoret ne padine posedimore kontrata e energjise elektrike ne emri tuaj eshte disa vite me vone, ne 2006.

    Nese nuk dispononi prova te tjera te ketij lloji dhe qellimi juaj eshte te vijoni qe ne kete moment me nje padi njohje nepermjet parashkrimit fitues pa titull, opinioni im eshte qe si prove e rendesishme mund te sherbeje nje deklarate noteriale si dhe pohimi gjyqesor i pales qe jua ka shituar dyqanin gjithemone nese ju do te vleresoni pa risk kete moment (pra pala qe jua ka shitur ka vullnet te qarte te mos te kundershoje).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet