Fitimi i shtetesise shqiptare

Pershendetje! Dua te aplikoj per fitimin e shtetesise shqiptare me origjine, sebashku me femijen tim te mitur 14 vjec. Si behet aplikimi per femijen? Cfare dokumentash me duhen? Faleminderit!


Qytetari: a. n. Data: 24 November , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Fitimi i shtetesise shqiptare”

  1. 1

    Pershendetje!
    Ne baze te nenit 6 LIGJ Nr. 113/2020 PËR SHTETËSINË dhe UDHËZIM Nr. 65, datë 4.2.2021, Fitimi i shtetësisë me origjinë fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit dhe dokumentacioni I nevojshme:
    a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës;
    b) certifikatë personale dhe familjare;
    c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind;
    d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident;
    e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë.
    Aplikimi për shtetësinë shqiptare është individual, përveç të miturve nën moshën 14 vjeç, për të cilët shprehen prindërit apo kujdestari ligjor i tyre.
    Per me shume info mund te drejtoheni tek linku me posht:

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet