Fitimi i shtetesise greke

Pershendetje. Gjyshja ime eshte greke, lindur 1908 dhe rritur ne qytetin e Konices ne rrethin e Selanikut. Ajo u martua ne Shqiperi me gjyshin tim nga Kolonja. Kur u bene rregjistrimet ne Gjendje Civile, nga frika ajo u rregjistrua sikur kishte lindur ne fshatin Qesarake te Shqiperise. Sot, ne duam te perfitojme shtetesine, une (nipi) dhe djali im (sternipi) , ne baze te legjistlacionit te shtetesise greke. Por certifikata e Gjendjes Civile shqiptare nuk e verteton vendlindjen greke. Nese une marr vertetim nga gjendja civile Greke qe ajo ka lind atje….per ta ballafaquar me gjendjen civile Shqipëria, korrigjimin e bej me nje kerkese ne DPGJC apo duhet t’i drejtohem gjykates? Mund te kem me shume informacion dhe per proceduart e shtesise dhe tarifat? Faleminderit,


Qytetari: D. C. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Fitimi i shtetesise greke”

  1. Pershendetje. Ndryshimi i kerkuar ne regjistrat e gjendjes civile, nuk mund te behet nga ana e sherbimit te gjendjes civile, por vetem nga Gjykata. Dokumentet qe merrni nga Greqia, kini parasysh qe duhet te jene te pajisur edhe me vulen Apostille dhe me pas te perkthehen ne shqip, pasi ndryshe nuk pranohen nga Gjykata.
    Vertetimi i lidhjes tuaj me nje paraardhes grek, ju jep te drejten qe te aplikoni per shtetesi greke. Lidhur me ndjekjen e procedurave te tjera per te perfituar shtetesine, si dhe me tarifat perkatese, keto rregullohen nga legjislacioni grek dhe jo ai shqiptar. Per cdo informacion duhet te interesoheni prane Zyres se Sherbimit Konsullor te Greqise ne vendin tone.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet