Fitimi i pronesise se tokes se rrethuar

Pershendetje,

Posedoj rreth 150 m2 toke me teper pertej siperfaqes prej 500 m2 qe i kam me certifikate pronesie. Kete hapesire e kam brenda rrethimit tim qe ne vitin 1998 kur e kam blere. Cfare duhet bere qe ta pervetesoj ligjerisht kete hapesire? Cfare rruge duhet te ndjek qe te behem pronar edhe i asaj pjese?

Po ju dergoj bashkelidhur dokumentin teknik per ta kuptuar me qarte situaten. Me te kuqe eshte prona ime dhe behet fjale per ate pjesen nr. 95/180, duke theksuar qe e kam pasur nen rrethim qe para shume kohesh. Faleminderit


Qytetari: S. S. Data: 15 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Fitimi i pronesise se tokes se rrethuar”

  1. Pershendetje. Duke qene se ne varesi te kohes se ndertimit, nese eshte objekt i legalizuar apo i ndertuar, etj., ka disa mundesi qe ju mund te ndiqni per te perfituar pronesine mbi kete siperfaqe, do t’ju sugjeronim qe te shikonit: ligjin 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”, si dhe te VKM, Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim” (e gjeni ne kete link https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf), ne menyre qe te individualizoni se cili eshte konkretisht rasti juaj.
    Ne cdo rast, nese ju nuk kategorizoheni ne asnje prej rasteve, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi me objekt “Fitimin e pronesise me parashkrim fitues pa titull”, ku i paditur do te jete subjekti ne emer te te cilit eshte regjistruar pasuria ne Kadaster. Nese eshte prone shtet, duhet te individualizohet nese eshte prone e Bashkise, apo e nje autoriteti qendror.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet