Fitimi i nënshtetësisë

Quhem TS, jam nga Gjilani – Kosovë, pyetja ime është se a mund të aplikoj për nënshtetësi Shqipëtare. Unë e kam blerë një banesë (hyrje) tek Mali i Robit – Golem në vitin 2008 (marreveshja eshte nenshkruar nga bashkeshortja ime) ndersa ne vitin 2015 e kemi nxjerun edhe certifikaten e pronesise (tapinë) si dhe i kemi te kryera te gjitha obligimet sa i perket tatimeve. Po ashtu edhe prej vitit 2009 kemi paguar sherbimet te energjise elektrike dhe ujesjellsit (per keto i kam edhe librezat e pagesave). Mua po ashtu me intereson se pasiqe kam pasuri ne Shqiperi prej 2008 si dhe pasi qe rregullisht i kam te paguara sherbimet, a mjaftojne keto dokumente si deshmi per aplikim per shtetesine Shqipetare. Ju faleminderit paraprakisht per pergjigjen e Juaj. me nderime TS


Qytetari: T. S. Data: 13 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Fitimi i nënshtetësisë”

  1. 1

    Pershendetje.
    Per te aplikuar per shtetesi shqiptare, nje prej kritereve kryesore eshte qe te keni banuar ligjerisht ne territorin shqiptar per pese vjet. Kjo periudhe per shtetasit qe vertetojne qe kane origjine shqiptare, sic jane shqiptaret e Kosoves, eshte tre vjet. Pra ne rastin tuaj, fakti qe keni nje pasuri te paluajtshme ne Shqiperi, dhe qe vini vazhdimisht ne vend, nuk eshte e njejte me banimin ne territorin shqiptar. Keshtu qe ne kushtet ne te cilat jeni, ju nuk i plotesoni kriteret per te aplikuar per shtetesi shqiptare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet