Fitimi i munguar per shkak te masave kufizuese nga pandemia

Pershendetje,
Kam nje bisnes per prodhime mobilerie. Fillimisht keto biznese u mbyllen dhe me vone vura re se ne listen e publikuar nga autoritetet lejoheshin per te punuar. Problemi eshte se bizneset, ku ne furnizoheshim me lende te pare jane te mbyllura dhe praktikisht nuk mund te punojme dot.

A mund te perfitoje nga paketa e ndihmes ekonomike qe ofron qeveria? Nese po, si dhe ku duhet te aplikoje? Nese jo, a mund te ngre ndonje padi kundrejt shtetit per fitimin e munguar? Faleminderit,


Qytetari: A. Q. Data: 9 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

6 responses to “Fitimi i munguar per shkak te masave kufizuese nga pandemia”

  1. 1. Ju nuk mund të përfitoni nga ndihma financiare e vënë në dispozicion nga shteti për shkak se jeni te kategoria e bizneseve të lejuara të ushtroni aktivitet.
    2. Personalisht nuk mendoj që ka hapësira juridike për të kërkuar fitimin e munguar, për shkak të rënies së fitimit nga ushtrimi i aktivitetit, sepse nuk është faji i askujt që njerëzit nuk bëjnë porosi për mobilje në dyqanin tuaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

  2. Ne rastin konkret, perderisa aktiviteti qe ju ushtroni nuk eshte ne listen e bizneseve qe kane nderprere aktivitetin ne zbatim te urdhrave te Ministrise se Shendetesise per shkak te epidemise COVID-19, gjykoj se nuk mund te perfitoni ligjerisht nga paketat ekonomime qe qeveria ka miratuar aktualisht, pavarsisht se moralisht jam dakort me ju.
    Ne lidhje me padine ne gjykate, mbyllja e aktivitetit tuaj eshte bere me qellim mbrojtjen e shendetit te popullise, pra interesit publik, ndaj ky interes publik prevalon ndaj cdo te drejte individuale, sipas te drejtes tone civile. Ndaj une gjykoj se me arsyetimin e mesiperm gjykatat nuk do e ndermerrnin si te bazuar padine tuaj.

  3. Pershendetje,
    1.Nese jeni biznes me xhiro vjetore mbi 14 milione leke te reja mund te perfitoni nga lehtesirat per perballimin e situates se shkaktuar nga COVID-19, sipas paketave aktuale te miratuara per kete kategori, sic eshte eshte marrja e kredise bankare me garant sovran shtetin.
    2.Nese jeni biznes me xhiro vjetore deri 14 milione leke, i cili nuk e ka nderprere aktivitetin ne zbatim te urdhrave te autoriteteve, por serish eshte i prekur direkt ose indirekt nga masat e marra per shkak te situates se COVID-19, duhet te prisni per te pare nese do te jeni perfitues sipas paketes se dyte te zgjeruar, e cila pritet te miratohet ne ditet ne vijim.
    Ne lidhje me proceduren qe duhet ndjekur, aplikimi behet nepermjet deklarimit elektronik, e-filling tek faqja zyrtare e Drejtorise Se Pergjithshme te Tatimeve.

  4. Pershendetje,

    ne lidhje me pyetjen tuaj, sipermarrja juaj eshte ne listen e bizneseve te cilat jane lejuar te punojne gjate kesaj periudhe. Gjithashtu edhe kompanite e furnizimit me lende te pare drusore jane lejuar te zhvillojne aktivitet furnizimi, per kete arsye demet ekonomike qe mund t’i jene shkaktuar biznesit tuaj nuk kane si shkak te drejteperdrejte masat e marra nga autoritetet publike.
    Per sa i perket paketes se ndihmes financiare, te miratuar nga qeveria ne ndihme te biznesit, per momentin nuk eshte parashikuar ndonje mbeshtetje financiare ndaj bizneseve te cilat kane qene hapur, por qe mund te kene pesuar humbje per shkak te mungeses se kerkeses ne treg.

  5. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    2

    Pershendetje

    Duke ju mirekuptuar per shqetesimin qe adresoni, me duhet t’ju them se biznesi juaj nuk eshte kategorizuar ne listen e atyre bizneseve te cilat duhet te nderpresin aktivitetin ne zbatim te urdhrave te autoriteteve per shkak te epidemise, dhe si pasoje ju nuk mund te perfitoni nga paketa e pare ndihmes financiare qe eshte miratuar nga qeveria.

    Lidhur me padine per fitimin e munguar, edhe pse e perseris se nga ana sociale-ekonomike problemi juaj mirekuptohet plotesisht, vleresoj se jemi para një ngjarjeje emergjente globale, e cila nuk mund të parashikohej, të mënjanohej dhe e cila është jashtë kontrollit të palëve.
    Cdo mase e marre nga autoritetet shteterore eshte bere ne kushtet e nevojes per t’u mbrojtur nga nje rrezik i pernjehershem si kjo pandemi me qellimin e mbrojtjes se shendetit publik te popullates. Veprimet e autoriteteve publike ne kete rast nuk konsiderohen te kryera me faj dhe lejohen nga dispozitat e ligjit. Ne baze te kesaj logjike mendoj se prentendimet tuaja ligjore per shperblim demi ndaj shtetit mund te gjenden te pabazuara nga Gjykata.

    Faleminderit

  6. 2

    Pershendetje. Persa kohe veprimtaria qe ju ushtroni nuk eshte ne listen e veprimtarive te mbyllura per shkak te epidemise COVID-19, ju nuk keni te drejte te perfitoni nga paga e ndihmes, qe paguhet nga shteti, pavaresisht pamundesise objektive per te punuar.
    Lidhur me pyetjen per padine e mundshme per te kerkuar fitimin e munguar, padia qe ndoshta ne te ardhmen mund te ngrihet eshte ajo e shkaktimit te demit nga ana e organeve te administrates publike. Mendimi im personal eshte qe nuk plotesohen kushtet, pasi ndalesat e qeverise jane bere per efekt te parandalimit te shperndarjes se virusit dhe mungon elementi i fajesise. Qeveria sigurisht ka pergjegjesi per te lehtesuar, kompensuar demet qe ju vijne qytetareve, por nuk mund te konsiderohet ajo shkaktarja e nderprerjes se veprimtarise se biznesit. Ne cdo rast ju keni te drejten, qe pasi te konsultoheni me nje avokat, te vleresoni me konkretisht mundesine e ngritjes se padise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet