Fitim shtetesie

Përshëndetje dhe urojë të jeni mirë!
Unë kam shtetësi shqiptare të cilen e kam fituar me natyralizim para një muaji. Bashkëshortja, vajza ime 17 vjeq dhe djali 19 vjec janë shumë të interesuar t’a kenë edhe ata shtetësinë shqiptare gjithashtu. Ju lutem a mund te na tregoni procedurat se çfare duhet të bëjë që edhe ata ta perfitojne shtetësinë shqiptare? Kam pyetur shumë persona por nuk kam marrë përgjigje adekuate. Mbetem me shprese që do me ndihmoni në këtë drejtim dhe ju jam mirënjohës! Faleminderit,

Qytetari: A.B.
Data: 14 Dhjetor 2021, Kategoria: Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje
    Ligji 113/2020 “Per shtetesine” percakton se: “Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tij, nënmoshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, fiton shtetësinë shqiptare nëse kërkohet nga të dy prindërit osenga njëri prej prindërve dhe fëmija ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë e, në këtë rast,prindi tjetër duhet të japë pëlqimin. Përjashtohen rastet kur vërtetohet pamundësia objektive e prindit tjetër për të dhënë pëlqimin (referuar nenit 8, pika 6 te ligjit). Pra femija i mitur mund te fitoje shtetesine shqiptare referuar percaktimit te sipercituar ligjor, ndersa per bashkeshorten dhe femijen tjeter madhor do ndiqet procedura e zakonshme e fitimit te shtetesise duke plotesuar kriteret qe percakton ligji. Faleminderit,

Lini një Përgjigje