Fitim i siguracionit nga Ministria e Arsimit

Pershendetje! Ju uroj per kete nisme! Pyetja ime lidhet me sigurimet shendetsore dhe shoqerore. Kam punuar si mesues ne shkollen e mesme Luigj Gurakuqi ne Elbasan per vitet 2011-2012 2012-2013 dhe 2013-2014 ne kontrate ka qene e shenuar me ore por paga qe kur kam filluar eshte derdhur ne banke? Ndaj kerkoj nje pergjigje nga ju? A mund ta perfitoj per kete periudhe qe kam qene mesues aty?? Ju faleminderit!


Qytetari: F. B. Data: 18 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

4 responses to “Fitim i siguracionit nga Ministria e Arsimit”

  1. Për periudhën që keni punuar si mësues ju njihet e drejta e sigurimeve për efekt pensioni. Duke qenë se keni punuar me orare të kufizuara, atëherë kjo periudhë do ju njihet si periudhë pune me kohë të pjesshme.

  2. Pershendetje

    Nese ju keni punuar ne nje institucion arsimore (me kohe te pjesshme jo me ngarkese te plote ) mund te perfitosh periudhen e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore per aq kohe sa ka zgjatur marredhenia juridike e punes.

  3. Deri sa ke pasur nje mardhenie pune me nje institucion arsimore publik, sigurisht qe do perfitosh sigurime sipas ligjit

  4. Nese ka nje kontrate pune edhe pse me kohe te pjesshme por eshte e vazhdueshme per nje periudhe te caktuar, duhet ta perfitosh periudhen e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet