Firma e ndertimit

A e le babai ne borxhe te birin , ne rast se firma e tij e ndertimit eshte ne borxhe me firma te tjera , pasi administratori vdes?


Qytetari: O. H. Data: 17 September , 2019, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Firma e ndertimit”

  1. Fillimisht duhet parë forma e shoqërisë tregtare. Në rast se është shpk, i biri mban përgjegjësi (në rast se i ka përfituar me trashëgimi ligjore ose testamentare) deri në vlerën e kapitalit të shoqërisë. Megjithatë në çfarë do forme të jetë shoqëria (aksionere) trashëgimtari mban përgjegjësi te personat e tretë deri në vlerën e përfituar nga trashëgimia. Kështu nuk ka asgjë për tu shqetësuar juridikisht.

  2. 2

    Detyrimet e shoqerise tregtare ne formen e shoqerise me pergjegjesi te kufizuar dhe aksionare (shpk dhe sha) jane ne ngarkim vetem te shoqerise tregtare. Nese detyrimet jane kundrejt organeve tatimore, nese shoqeria nuk ka mundesi pagese, ato kalojne tek administratori dhe ortaket e shoqerise. Pra nese detyrimet e shoqerise jane kundrejt personave te trete, as ortaku, administratori dhe as trashegimtaret e tyre, nuk mbajne pergjegjesi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet