Financat

Pershendetje,

Si është procedura e shpalljes se falimentimit te nje personi fizik? Faleminderit,


Qytetari: O. H. Data: 29 November , 2020, Kategoria: Tregtare.

One response to “Financat”

  1. Pershendetje

    Procedura e falimentimit te personit fizik eshte e njejte me ate te personit juridik. Se pari, eshte e rendesishme qe personi te plotesoje kushtet e ligjit 110/2016 “Per falimentimin”, ku kryesori eshte te jete ne paaftesi paguese, pra te kete me shume detyrime, sesa kredi, apo asete.
    Kerkesa per shpalljen e falimentit behet ne gjykate dhe duhet qe se bashku me te, te shoqerohet nga dokumentacioni ne vijim:
    a) raportin e debitorit, ku përcaktohen shkaqet e paaftësisë paguese dhe analiza e tij për të ardhmen e biznesit;
    b) ekstraktin historik të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit për debitorin;
    c) bilancin dhe pasqyrat financiare për tri vitet e fundit të aktivitetit të debitorit. Nëse debitori ka ushtruar veprimtari për një periudhë më të shkurtër kohe, për aq sa kjo periudhë është;
    ç) listën e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë:
    i) vlerën e çdo pasurie në momentin e blerjes;
    ii) vlerën aktuale të tregut në rast se këto pasuri kanë qenë objekt i rivlerësimit;
    iii) vendndodhjen e pasurive; dhe/ose
    iv) të dhënat e regjistruara në regjistrat publikë nëse këto pasuri janë objekt i ndonjë procedure ligjore; dhe
    v) nëse ndonjë nga këto pasuri është vendosur si garanci, ose është objekt i ndonjë barre dhe, nëse po, vlera e kredisë së siguruar;
    d) listë të bilanceve aktuale të parave në gjendje dhe burimet e të ardhurave;
    dh) listë të kreditorëve, të cilët janë persona fizikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, vlerën dhe burimin e detyrimeve;
    e) listë të kreditorëve që janë persona juridikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, selitë, emrat e përfaqësuesve të tyre ligjorë, nëse është rasti, si dhe vlerat dhe burimin e detyrimeve;
    ë) listë të debitorëve të debitorit, qoftë këta persona fizikë ose juridikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, selitë, vlerat dhe burimin e kredisë;

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet