Fature aforfe nga OSHEE. Si duhet ta ankimoje?

Pershendetje,

Jam pensionist dhe jetoj jashte Shqiperise. Kam nje shtepi ne B. Curri, per te cilen kam nje kontrate furnizimi me energji elektrike te pezulluar dhe paguaj 340 lek ne muaj me konsum 0. Hera e fundit qe kam qene ne Shqiperi ishte ne dhjetor 2019. Nuk di kur do me krijohet mundesia te kthehem serish, ndoshta deri vitin tjeter. OSHEE ka filluar te faturoje aforfe dhe muajin mars e ka faturuar 9800 leke, ne kushtet kur konsumi nga ana ime ka qene 0. Sigurisht qe nuk e konsideroje pagesen e nje fature te tille pa patur asnje konsum, pasi jane shume lek qe nuk do me kthehen asnjehere. Cfare duhet te bej per te ankimuar kete fature?

Faleminderit

p.s. edhe pensionin nuk e marr, pasi jam jashte shtetit dhe ne ate shtepi nuk ka per te banuar askush gjate vitit 2020. Me respekt, S.H


Qytetari: S. H. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Fature aforfe nga OSHEE. Si duhet ta ankimoje?”

  1. 1

    Pershendetje!

    Masat e marra nga qeveria per shkak te pandemise kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale te punonjësve te OSHEE-se ne terren. Ne te tilla kushte, gjate muajit mars 2020 eshte aplikuar vendimi i ERE-s nr. 58, dt.26.03.2020 per faturimin me vlerë reference. Vlera e references është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra Mars 2019. Për këto raste, OSHEE ka sqaruar se në leximin e muajit pasaardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës. Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa patur nevojë për një kërkesë/ankesë nga abonentët.

    Duke qene se kontrata juaj ka qene e pezulluar, vleresojme se nuk duhet te ishte aplikuar automatikisht faturimi me vlere reference. Ne kushtet qe ju nuk ndodheni ne Shqiperi, atehere ju mund te dergoni ankesen tuaj ne adresen e email-it ankesajuaj@oshee.al ose kujdesi_abonentit@oshee.al.

    Ne linkun me poshte mund te konsultoheni me vendimin e ERE-s: https://ere.gov.al/doc/VENDIM_NR.58_2020.pdf

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet