paga e luftes per punonjesit e fasonerise

Pershendetje,

Kam gruan që punon në një fasoneri. Me masat që u morën nga qeveria nusja ime ka që me date 10 mars që nuk ka shkuar ne pune. Dua të di a i takon paga e luftës që ka premtuar qeveria? Nusja punon me siguracion, të paktën kështu i kane thënë, pasi rrogën e merr nëpërmjet bankës.

Faleminderit,


Qytetari: A. U. Data: 19 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “paga e luftes per punonjesit e fasonerise”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne paketen e ndihmes financiare nr. 2 (miratuar me VKM nr.305 datë 16.04.2020) jane percaktuar disa kategori punonjesish qe perfitojne ndihmen ne masen 40.000 leke:

    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.
    -Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020.
    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.

    Ne varesi te specifikave te biznesit ku punon nusja juaj, duhet te vleresoni nese perfshiheni ne nje nga kategorite e mesiperme perfituese. Ju sugjeroj qe te komunikohet me punedhenesin e saj, pasi do te jete punedhenesi ai/ajo qe do te plotesoje te dhenat ne sistem (do aplikoje) per te gjithe punonjesit. Ndihma ofrohet nga shteti dhe kalon direkt ne llogarine bankare te punonjesit.

    Per nje informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet