Familjare

Pershendetje!
Ka 6 muaj qe bashkeshortja ka braktisur strehen familjare duke marre dhe femijen tone 3.5 vjec. Ajo nuk pranon as takim per te biseduar dhe as kontaktim ne telefon per te sqaruar situaten. Gjithashtu nuk me eshte lejuar te takoj lirshem femijen, as ta marr ne shtepine time dhe as te kontaktoj me femijen. Me ka bllokuar dhe ne rrjetet sociale te komunikimit dhe nuk kam asnje informacion per shendetin dhe aktivitetin e femijes. Ajo ka bere kerkese per divorc dhe jane shtyre te 3-ja seancat e pajtimit, pasi une nuk jam paraqitur dhe jam larguar jashte shtetit.
Me thoni ju lutem a kam te drejte te ngre padi kunder saj ne baze te nenit 127 te Kodit Penal? Nese po, kur duhet ta ngre kete padi, tani ne kete moment apo pasi te dale nje vendim nga gjykata per ceshten e divorcit dhe te kujdestarise? Me tregoni nje baze ligjore ju lutem qe te ngre nje padi per ceshtjen e femijes. Ju falenderoj paraprakisht per ndihmen qe na jepni!


Qytetari: F. M. Data: 12 December , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Familjare”

  1. 1

    Përshëndetje! Neni 127 i Kodit Penal parashikon se: “Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.”

    Në bazë të Nenit 127 të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës e keni edhe para marrjes së vendimit gjyqësor për zgjidhjen e martesës, edhe pas vendimit gjyqësor, në rast se ai nuk do të zbatohet.

    Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, kur nuk paraqitet i padituri në seancën e pajtimit, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshme. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet