Përshëndetje, unë dua të kundërshtojë njohjen atësinë time në gjykatë. Pra dua që të mos kem këtë atësi që kam edhe pse ky është babi biologjik. Cilat janë hapat që duhet të ndjekë dhe a ka nevojë ky proces civil për avokat?
Faleminderit!
Përshëndetje,
Neni 186 dhe 187 i Kodit të Familjes parashikojnë si mëposhtë:
Neni 186: Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij bashkëshorti i nënës. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të të atit. E drejta e padisë nuk parashkruhet.
Neni 187:Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij burri që e ka njohur. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit që ka bërë njohjen. E drejta e padisë nuk parashkruhet.
Procedura zhvillohet nëpërmjet ngritjes së padisë në Gjykatë.
Palët mund të vetëpërfaqësohen në Gjykatë, pra nuk e keni detyrim ligjor përfaqësimin nëpërmjet një avokati. “E drejta nuk parashkruhet” do të thotë që mund ta ngrini si pretendim në cdo moment dhe nuk jeni e kufizuar me afate ligjore.
Faleminderit.
One Response
Përshëndetje,
Neni 186 dhe 187 i Kodit të Familjes parashikojnë si mëposhtë:
Neni 186: Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij bashkëshorti i nënës. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të të atit. E drejta e padisë nuk parashkruhet.
Neni 187:Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij burri që e ka njohur. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit që ka bërë njohjen. E drejta e padisë nuk parashkruhet.
Procedura zhvillohet nëpërmjet ngritjes së padisë në Gjykatë.
Palët mund të vetëpërfaqësohen në Gjykatë, pra nuk e keni detyrim ligjor përfaqësimin nëpërmjet një avokati.
“E drejta nuk parashkruhet” do të thotë që mund ta ngrini si pretendim në cdo moment dhe nuk jeni e kufizuar me afate ligjore.
Faleminderit.