Falsifikim dhe vjedhje

Pershendetje,
Jam nje qytetar nga Tirana. Babai im perfiton pagese si ish i perndjekur politik. Para se te nderronte jete ai ia kishte lene me prokure motres qe te merrej me procedurat. Tani dyshoj se motra e babes (halla) ka fallsifikuar firmen e babait duke autorizuar nipin e vet. Nderkohe qe babi im prokuren ia ka lene motres, jo nipit te saj. Tani motra e babit nga 57.000 leke te rinj qe ishte pagesa, na ka dhene vetem 25000 leke se “ashtu kishte nje hall”. Kete ajo nuk na e ka bere vetem neve, por te gjithe vellezerve e motrave te babit. (Jane 5 femije). Cfare mund te bej? Si mund ta verifikoj pagesen qe ka marre? Faleminderit,


Qytetari: K. M. Data: 26 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Falsifikim dhe vjedhje”

  1. 1

    Pershendetje!

    Shumen e pageses mund ta verifikoni prane Ministrise se Financave (Njesia e pagesave per te ish- perdjekurit politik). Mjafton te dergoni nje kerkese per informacion prane kesaj ministrie dhe informacioni i kerkuar do ju vihet ne dispozicion. Kerkeses duhet t’i bashkangjisni nje kopje te dokumentit tuaj te identifikimit dhe deshmine e trashigimise se babait tuaj.
    Me vdekjen e babait tuaj, prokura e leshuar ndaj motres se tij ka mbaruar. (neni 76 i kodit Civil)
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet