Fallsifikim

Pershendetje , kam nje problem me zyren e gjendjes civile , ne lidhje me trungun familjar te vitit 01.12.1992 , ne vitin 1992 jam martuar dhe kam ndenjur ke vjehrri , ne ate vit eshte marr 1 banese nga shteti sepse ishim shume veta . Pra sipas certifikates jam bashkepronare , por kur iki te marr trungun familar dal e ndare ne vitin 01.12.1992 , ndersa çertefikata qe ka strehimi jam edhe une bashke me burrin dhe 2 femijet ndersa kur e mar tani nuk jam me aty , dhe besoj qe eshte bere fallsifikim qe te mos mar pjese shtepie… si mund ta zgjidh kte perblem?


Qytetari: M. .. Data: 4 November , 2019, Kategoria: Penale.

2 responses to “Fallsifikim”

  1. 1

    Më parë se të dyshoni për falsifikim, së pari duhet te keni parasysh se pavarësisht që jeni martuar dhe keni jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrin, nuk do të thotë të jesh në trungun familjar të tij.
    Së dyti, ligji Nr. 7653, datë 23.12.1992 “Për privatizimet e banesave” në nenin 20 parashikohet, se për efekt të zbatimit të këtij ligji merret për bazë përbërja familjare dhe gjendja e strehimit që rezulton në regjistrat themeltar të shtetasve në datën 01.12.1992. Pra kërkohet të specifikosh “certifikata familjare e datë 01.12.1992” të cilën e lëshon zyra e gjendjes civile. Nuk duhet të kërkosh certifikatë trungu familjar, por certifikatën e datës 01.12.1992.
    Në rast se nuk figuron në familjen e vjehrrit në këtë certifikatë, e rëndësishme është që të kesh ardhur në këtë shtëpi dhe mund të marrësh një vërtetim banore lagje për datën 01.12.1992. Në rast se e provon që ke banuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrin dhe bashkëshortin, ligji parashikon “gjendjen e strehimit” në këtë datë pavarësisht se me certifikata të ndara. Ka shumë raste në praktikën e privatizimeve që megjithëse kanë qenë të ndarë nga kryefamiljari (personi që ka marrë autorizimin), përsëri kanë përfituar nga e drejta e privatizimit pasi figurojnë në të njëjtën shtëpi (raste të ndarjes fiktive që ndodhte para viteve 1990 për të marrë dy tollona).
    Pasi të kesh verifikuar këto më sipër dhe përsëri nuk figuron në certifikatën e datës 01.12.1992 në atë banesë, duhet të vlerësosh “falsifikimin” dhe të verifikosh fletën e regjistrit themeltar në rast se ka ndërhyrje, të verifikosh fletën e regjistrit themeltar nga lagjja që ke ardhur si dhe ta provosh me certifikatë martesë. Por kam besim që në fletën e regjistrit themeltar në rast se është bërë ndërhyrje ka lënë shenjë.
    Në rast se del se ka ndërhyrje fleta e regjistrit themeltar duhet të hapësh proces gjyqësor, për “Pavërtetësi flete të regjistrit themeltar” dhe më pas të kërkosh “Pavlefshmërinë absolute të pjesshme të privatizimit” dhe “Përfshirjen tuaj në procedurat e privatizimit”.
    Megjithatë rasti është pak kompleks dhe është e vështirë të jesh shterues kur nuk ke dokumentet për ti parë dhe të bësh një vlerësim të saktë të fakteve, por gjithmonë duke u nisur nga ajo që ju shkruani.

  2. 1

    Nese dyshoni realisht se jeni para vepres penale te falsifikimit, mund te drejtoheni ne Prokurori per ta hetuar kete fakt, me anen e kallzimit penal per akuzen e falsifikimit, dhe eshte Prokuroria qe kryen nje hetim per kete fakt nese ka ose jo…ndersa ne alterantive mund te ndiqni rrugen administrative te korigjimit te aktit te Gjendje Civile prane Gjykates Administrative ku keni vendbanimin

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet