Falimentimi i nje biznesi call center

Pershendetje,

Nese nje biznes shpall falimentin, sa dite duhet per t’u aprovuar dhe per te kaluar ne status pasiv?  Cfare te drejtash ka punemarresi ne kete rast? Ne rast shpallje falimenti a rrezikon te mos paguhet punemarresi? Faleminderit,


Qytetari: G. M. Data: 5 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Falimentimi i nje biznesi call center”

  1. Pershendetje. Procedura e falimentit nuk zgjat me dite, por me muaj dhe varet nga rasti konkret, nga kompleksiteti i veprimtarise tregtare, debitoret dhe kreditoret e shoqerise konkrete, kush e ka kerkuar proceduren e falimentit, etj.. Nje shoqeri tregtare, pavaresisht objektit te saj te veprimtarise kalon ne proces falimenti, ne rastin kur ka te dhena qe detyrimet e saj (debite, pasivi) i kalojne vleren e kredive, apo aseteve. Synimi i procedures se falimentit eshte qe te permbushen sa te jete e mundur detyrimet qe shoqeria ka kundrejt shtetit apo personave te trete. Ne raste te caktuara vleresohet edhe mundesia qe shoqeria te vijoje funksionimin nepermjet ristrukturimit. Ne cdo rast permbushja e detyrimeve eshte e lidhur dhe varet nga gjendja e pasurive te shoqerise. Pasurite perfshijne astet e luajtshme, te paluajtshme, likuiditetet, kredite (pra detyrime qe pale te treta kane kundrejt shoqerise), etj.. Pasi behet inventarizimi i kredive dhe debive te shoqerise, procedohet me shlyerjen e detyrimeve. Kreditoret e shoqerise nuk trajtohen te gjithe ne te njejten menyre, por varen nga origjina e detyrimit qe ka debitori kundrejt tyre.
    Pra perfundimisht nese shoqeria qe falimenton nuk ka pasuri te mjaftueshme per te permbushur detyrimet, mund te ndodhe qe punemarresit pjeserisht, ose plotesisht te mos paguhen per detyrimet qe shoqeria ka kundrejt tyre.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet