Expuls

Pershendetje, jam debuar nga Gjermania ne tetor te 2016 dhe ne tetor 2021 behen 5 vite. Kam mar expuls per 5 vjet. Doja te dija à mbaron expulsi automatikisht kete vit apo duhet hequr ? Faleminderit


Qytetari: F. A. Data: 18 February , 2021, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Expuls”

  1. Pershendetje,

    Expulsi nuk hiqet automatikisht nga sistemi pas mbarimit te afatit. Per te dale nga kufiri shqiptar ne rast ekspulsi, do t’ju duhet nje konfirmim me shkrim nga autoritetet pergjegjese ne Gjermani. Per kete duhet qe t’i paraqisni nje kerkese, per fshirje ndalimi nga sistemi me perfundimin e afatit te ndalimit.
    Kërkesa për fshirjen e rezervave për shtetasit, që dëbohen apo largohen forcërisht prej Republikës Federale Gjermane, i drejtohet zyrës përgjegjëse për regjistrimin në sistem, nga vet personi i prekur, nëpërmjet një kërkese në gjuhën gjermane. Nënshkrimi duhet të jetë i noterizuar nga një ent zyrtar dhe duhet të ketë bashkëngjitur një fotopje të noterizuar të pashaportës së personit në fjalë. Pergjigja ju kthehet permes sherbimit postar, ne adresen qe ju do te vini ne dispozicion.

    Ne linkun me poshte mund te shkarkoni edhe nje model tip kerkese ne gjuhen gjermane: https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet