Energjia Elektrike

Pershendetje jam nje zonje nga qytei X , kam zgjidhur martesen dhe femijen e kam mar une persiper . Kam 2 vjet pa energji elektrike pasi ish burri nuk do qe te kemi energji elektrike… oshee nuk me ven mua sahat apo te bejn ndonje gje per te me lidhur dritat me nje sahat tjeter pasi une akoma nuk kam ndar pjestimin e pasurise… A ka ndonje mynyre qe te lidh energjine elektrike ? Faleminderit


Qytetari: Q. L. Data: 30 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Energjia Elektrike”

  1. 2

    Ka dy momente që duhen sqaruar dhe kanë lidhje me lidhjen e energjisë elektrike dhe çertifikatën e pronësisë. OSHEE lidh kontratë të energjinë elektrike me pronarin e banesës, dhe kur banesa nuk është regjistruar në ASHK, me personin që ka titullin e pronësisë (kontratë shit-blerje, legalizim, kontratë sipërmarrje etj), ose me personin që është posedues pa titull i banesës me kusht që askush tjetër të mos ketë titull pronësie mbi atë pasuri.
    Së pari: Në rast se çertifikata e pronësisë është në emrin tënd dhe të bashkëshortit (e keni emrin të dy), atëherë mund të bësh kërkesë pranë OSHEE kompetente për të lidhur dritat. Detyrimin për të paguar dritat do e keni përsëri ju pavarësisht se bashkëshorti juaj i konsumon ato, deri në momentin që bëhet ndarja e pasurisë. Edhe në rast se ka prapambetje të papaguara duhet të bëni pagesën për të lidhur energjinë elektrike, pavarësisht se janë konsumuar nga ju apo nga bashkëshorti.
    Së dyti: Në rast se në çertifikatën e pronësisë figuron vetëm emri i bashkëshortit, atëherë OSHEE ka në rregulloren e saj që energjinë elektrike e lidh vetëm me personin që ka çertifikatë pronësie (në rast se ka banesa çertifikatë) dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të lidhë energjinë pa miratimin e pronarit. Në këtë rast, pasi të keni bërë kërkesë në OSHEE duhet t`i drejtoheni gjykatës me objekt “Detyrimin e OSHEE të lidhe energjinë elektrike”, pasi ju jeni poseduese/bashkëpronare e një pjese ideale në banesë me të drejta që i keni fituar për shkak të martesës, por nuk keni një akt formal pronësie për ta paraqitur në OSHEE. Këtë interpretim e bën vetëm gjykata, në rast se OSHEE nuk mund ta bëjë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet