Emigracion

Pershendetje,

Personi me te cilin do te martohem ndodhet ne Greqi. Ne Shqiperi eshte divorcuar me letra. Cfare duhet te beje ai qe te lidhe martese ne Greqi? Si mund te udhetoj une nga Shqiperia per ne Greqi ne kete kohe pandemie per te lidhur martesen? Faleminderit,


Qytetari: M. H. Data: 15 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Emigracion”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne disponojme dhe mund t’ju keshillojme ne perputhje me legjislacionin Shqiptar ne fuqi, por jo ato te nje shteti tjeter. Personi me te cilin do te lidhni martese ligjore duhet te marre informacion ne institucionet perkatese te shtetit Grek, ne perputhje me rregullat dhe ligjet greke ne fuqi.

    Në ambasadën shqiptare mund të kryhen martesa vetëm midis dy shtetasve shqiptarë. Në rastin e martesës midis dy shtetasve shqiptarë në ambasaden shqiptare dokumentacioni i nevojshëm për secilin nga bashkëshortët e ardhshëm është si më poshtë:
    a. Çertifikatë Lindje, modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse.
    b. Çertifikatë për Lidhje Martese modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse.
    c. Pasaportat biometrike
    d. Dy dëshmitarë, me pasaportat ose Kartat e Identitetit. Dëshmitarët nuk duhet të jenë pjesëtarë të familjes ekzistuese tëbashkëshortëve të ardhshëm.

    Në Ambasadën Shqiptare nuk kryhen martesa midis një shtetasi shqiptar dhe:
    a. një shtetasi grek;
    b. një shtetasi me shtetësi te dyfishte shqiptare dhe greke;
    c. një shtetasi të huaj (të ndryshëm nga shtetasit grekë;

    Këto martesa lidhen vetëm në bashkitë përkatëse në Greqi ose në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri.

    Informacion me te detajuar gjeni ne linkun: http://www.ambasadat.gov.al/greece/sq/martesa

    Ne lidhje me levizshmerine midis shtetit Shqiptar dhe atij Grek, ne kushtet e pandemise, ende nuk eshte bere zyrtare levizja e shtetasve midis ketyre vendeve. Ne keto kushte ju ngelet te prisni deri ne nje njoftim te dyte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet