Emërimi si mesuese defitinive

Pershendetje,

Jam renditur e treta nga portali “Mësues për Shqipërinë” (shiko dokumentin bashkengjitur). Kam punuar dy vite radhazi me kontrata njëvjeçare ne nje nga gjimnazet me te mira te Tiranes me 12 orë mësimore. Tani me daljen në pension të nëndrejtores u shtuan edhe 8 orë te tjera Kimi, duke u plotësuar norma e plotë.
A mund të emërohem definitive, pasi kam 16 vite pune, kam ardhur nga njē qytet tjetër duke lënë pas 14 vite pune dhe vendin e punës? Jam kryefamiljare me një vajzë shumë të mirë në mësime që ndjek klasën e nëntë vitin shkollor 2020-2021.

Faleminderit,


Qytetari: E. C. Data: 27 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Emërimi si mesuese defitinive”

  1. Pershendetje
    Shpallja e vendeve të lira të punës, konkurrimi, renditja e kandidatëve për mësues, si dhe pranimi në një vend të lirë pune realizohen nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Nëpërmjet kësaj procedure sipas udhezimit nr 13 date 22.05.2019 te Ministrisë së Arsimit , Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (në vazhdim “DPAP”) është përgjegjëse për procedurat e konkurrimit dhe të pranimit të mësuesit në një vend të lirë pune në sistemin arsimor parauniversitar, ndërsa drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (në vazhdim “DRAP”) organizojnë procedurat sipas këtij udhëzimi. DPAP, bazuar në të dhënat e dërguara nga DRAP, nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, shpall vendet e lira të punës për lëvizjet paralele jo më vonë se një ditë parafillimit të vitit mësimor dhe gjatë vitit menjëherë nga njoftimi për vendin e lirë të punës.
    Per informacion me te detajuar mund te konsultoheni me udhezimin ne linkun https://arsimi.gov.al/udhezim-nr-13/ .
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet