Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Ekzekutimi vendim gjykate per mjekim te detyruar


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Pershendetje,

Po ju parashtroj situaten: Nje person eshte i semure mendor me diagnozen Skizofreni. Jeton i vetem. Nuk merr ilacet. Mjaft i dhunshem ne komunitet. Jane bere me dhjetra denoncime ne polici dhe prokurori nga banore te pallatit e lagjes. Ne nje rast (ishte rast i rende dhune, me deshmi e prova te qarta) prokuroria e dergoi ceshtjen ne gjykate. Gjykata ka vendos per mjekim te detyruar ne institucion mjeksor dhe ngarkon prokurorine dhe policine per te ekzekutuar vendimin duke derguar personin ne institucionin mjeksor (bashkangjitur nje pjese e vendimit). Spitali psikiatrik refuzon t’i bej shtrim personit ne fjale me “argumentin” se ky person eshte person shume i dhunshem dhe ne spital nuk ka kushte e ambjente per kete person. Me kembeguljen e policise, spitali e mban rreth nje muaj dhe e nxjerr te lire. Ky person sot eshte endacak, i dhunshem, nuk merr ilacet qe i ka te domosdoshme, i kequshqyer,etj.

Pyetjet e mia jane: A konsiderohet i ekzekutuar ky vendim? Cilat jane procedurat, rruget ose kujt institucioni duhet t’i drejtohemi per shtrimin e ketij personi? Faleminderit,


Qytetari: G. S. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi vendim gjykate per mjekim te detyruar”

  1. Pershendetje,

    Vendimi i gjykates nuk konsiderohet i ekzekutuar, pasi nuk eshte ekzekutuar. Problemi qendron ne faktin se ne Shqiperi, nuk ka institucione te specializuara per te mundesuar mjekimin e detyruar sipas rasteve te tilla. Praktika aktuale ne vend per ekzekutimin e ketyre vendimeve ka qene mbajtja e ketyre personave ne spitalet e burgut, ose ne institucionet mjekesore, se bashku me persona te tjere te cilet nuk kane kryer veprime te denueshme. Kjo problematike eshte evidentuar edhe nga Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut (Gjykata e Strasburgut), e cila e ka detyruar shtetin shqiptar te paguaje demshperblim per shkelje te te drejtave te njeriut, per mospermbushje te rregullt te vendimit gjyqesor per mjekim te detyruar. Po ashtu i ka kerkuar qe te marre masa te menjehershme per ndertimin e institucioneve te posacme. Ne dijenine time, kjo ende nuk eshte arritur. Ajo qe mund t’ju themi, nisur nga rasti eshte qe t’i paraqisni nje kerkese drejtorise perkatese te policise, e cila te mundesoje marrjen e masave dhe monitorimin e personit, per te shmangur mundesine per demtime te personave te tjere ne te ardhmen.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet