Ekzekutimi ushqimor

Pershendetje, kam mbaruar gjyqin ne Apel para 2 muajsh , dhe gjykata e Apelit vendosi : Lenien ne fuqi vendimin e shkalles se pare .
Mar vendimin e Apelit dhe iki ne permbarim per ta ekzekutuar dhe permbarusi nuk ma pranoi vendimin e Apelit po donte te shkalles se pare me vule dhe me tha qe te presesh ca kihe deri sa gjykata e Apelit ta dergoj dosjen ne gjykaten e rrethit qe te maresh vendimin e shkalles se pare ne vule … pra pyetja ime eshte se nuk mund ta mar pensionin ushqimor me vendimin e Apelit , pasi tani gjykatat jane mbyllur dhe ndoshta varet kur mund te hapin ?
Faleninderit


Qytetari: L. Q. Data: 21 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

6 responses to “Ekzekutimi ushqimor”

  1. Pershendetje !
    Permaruesi do te procedoje me vendimin e formes se prere, qe ne rastin tuaj do te thote qe vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare do i shenohet ne fund dhe vendimi i Gjykates se Apelit.
    Me pas kete vendim ju e terhiqni prane Sekretarise se Gjykates se shkalles se Pare dhe ja dergoni Permbaruesit shteterore ose privat per ekzekutim.

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje !

    Permbaruesit kane detyrimin te procedojne me egzekutimet e vendimeve te formes se prere, ne rastin tuaj vendim i formes se prere eshte Vendimi i Gjykates se Shkalles se pare, pasi te kaloje kjo periudhe e cila me thene te drejten ka futur ne kolaps shume institucione, jo vetem shqiptare por edhe boterore, dhe te dale nje lajmerim i dyte lidhur me funksionimin e Gjykatave, vendimin e Gjykates se Shkalles se pare te sigluar si i formes se prere do t’ja dorezoni edhe nje here permbaruesit pasi keto te fundit, me tagrin qe i jep ligji, jane te detyruar ta zbatojne.

    Shpresoj t’ju kemi ardhur ne ndihme.
    Flm

  3. Pershendetje. Permbaruesit ne fakt e kerkojne vendimin e gjykates se shkalles se pare me shenimin perkates ne fund, i cili tregon nese vendimi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit apo eshte ndryshuar dhe si eshte ndryshuar. Fatkeqesisht, sekretarite e gjykatave jane mbyllur dhe vertet qe nuk ke sesi e merr nje vendim te tille. Duhet pritur hapja e sekretarive te gjykatave.

  4. 1

    Në rastin konkret ekzekutohet Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor i Shkallës së Parë kompetente. Kështu që për duhet patjetër vendimi i shkallës së parë. Ju keni të drejtë për pezullimin e aktivitetit gjyqësor, pasi me kalimin e afatit 6 mujor mund të ju humbi e drejta e marrjes së pensionit ushqimor për një periudhë të caktuar (neni 211 i Kodit të Familjes) që shpreh, se:
    “Kur një vendim, që përmban një detyrim për ushqim, vihet në ekzekutim pas 6 muajve nga data që ka marrë formë të prerë, detyrimet e prapambetura për ushqim janë të kërkueshme vetëm për 6 muajt e fundit”.
    Kjo gjë është e pazgjidhur akoma nga sistemi normativ i Republikës së Shqipërisë, por duhet të presim një akt normativ i cili duhet të zgjidhë këtë situatë juridike. Për çështjen tuaj dhe shumë çështje të tjera lind një pyetje!
    Pyetja që lind: Gjatë periudhës së shpalljes së pandemisë dhe mbylljes së aktivitetit të gjykatës a do të pezullohen të gjitha afatet qoftë edhe ato prekluzive?
    Kjo zgjidhet vetëm me akt normativ.

  5. Vendimi qe duhet te ekzekutohet eshte vendimi i shkalles se pare, i cili eshte lene ne fuqi nga Apeli, dhe eshte i nevojshem ne formen e kerkuar nga ligji me vule per te plotesuar dokumentacionin e dosjes permbarimore tuajen. Nisur nga situata e jashtezakonshme eshte noramle qe te krijohen vonesa.

  6. 1

    Permbaruesi ve ne ekzekutim titullin ekzekutiv, qe eshte vendimi gjyqesor. Ne rastin tuaj, vendimi i ekzekutueshem eshte vendimi i shkalles se pare. Per kete arsye procedura eshte qe pasi dosja te kthehet nga Gjykata e Apelit ne shkalle te pare, ju merrni nje kopje te Vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare me siglimin qe vendimi ka marre forme te prere. Fakti qe aktualisht gjykatat jane te mbyllura dhe nuk kryejne veprime, eshte nje situate e jashtezakonshme, por permbaruesi eshte i detyruar te veproje ne perputhje me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet