Ekzekutimi permbarimor

Pershendetje,

Bashkeshorti nuk eshte ne pune, por disponon nje automjet dhe nje banese te perbashket me mua. A mund te kerkoj qe permbarimi t’ia marri nga pjesa takuese e shtepise detyrimin per pensionin ushqimor? Pra, nese shtepia eshte 140 m2, atij mos t’i takoj 70 m2, por t’i takoj 65 m2 pershembull? Si mund te procedoje?

Faleminderit


Qytetari: K. Z. Data: 6 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi permbarimor”

  1. Përshëndetje,

    Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin.
    Në rastin qe kur ish-bashkeshorti është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër të ish-bashkëshortit tuaj, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi, etj).

    Ne lidhje me pyetjen tuaj konkrete, ju bejme me dije se ne baze te nenit 578 te Kodit te Procedures Civile, Zyra Permbarimore ka detyrimin për t’ju drejtuar gjykatës për veçimin e pjesës takuese të debitorit bashkëpronar dhe të bëjë ekzekutimin e detyrimit nga kjo pjesë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet