Ekzekutimi permbarimor

Pershendetje,

Debitori ka nje automjet, por DPSHTRR-ja thote se nuk mund te vendos bllokim ne sistem per shkak te nje urdhri te brendshem. Ne menyre te tille une ngelem pa marre ate qe me takon. Gjithashtu permbarimi me thote qe drejtoria e pergjithshme eshte ne gjyq me DPSHTRR per kete ceshtje. Si mund te zgjidhet kjo situate? Ju faleminderit,


Qytetari: K. M. Data: 28 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi permbarimor”

  1. Pershendetje,
    Nga te dhenat qe keni percjelle, Zyra e Permbarimit e cila po ekzekuton detyrimin e debitorit ne favorin tuaj, eshte ne proces gjyqesor kundrejt DPSHTR, ne lidhje me te drejten per te vendosur sekuestro ndaj automjetit, ne menyre qe te kryeje procedurat e ekzekutimit te detyrimit. Per sa kohe, eshte iniciuar dhe po vazhdon nje proces gjyqesor, per kete problematik, atehere e vetmja zgjidhje, do te jepet nga gjykata, nepermjet nje vendimi te forrmes se prere. Nuk mund te kryhet asnje procedure, pa u shprehur gjykata. Nderkohe, zyra e permbarimit, mund te perdore pasuri te tjera te debitorit (nese ka), per te kryer ekzkutimin e detyrimit.
    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet