Pershendetje, kam zgjidhur martesen dhe eshte caktuar pensioni ushqimor per femijen…
Vendimin do ta coj ne permbarim per ekzekutim. Mjafton ky vendimi gjykates per ekzekutim apo duhet ndjekur ndonje procedure tjeter/ ose nevojitet ndonje dokument tjeter? faleminderit,
3 Responses
Pershendetje,
Duhet te verifikoni nese se bashku me Vendimin e Gjykates keni marre edhe Urdherin e Ekzekutimit, i cili eshte nje vendim me vete, por per te nuk behet gjyq, por ju duhet thjesht qe ta kerkoni prane sekretarise se gjykates. Pasi te keni marre Urdherin e Ekzekutimit, mund te shkoni ne Permbarim dhe eshte permbaruesi gjyqesor qe i ndjek te gjitha procedurat.
Mjafton të dërgosh vendimin e zgjidhjes së martesës, një fotokopje të kartës së identitetit dhe një numër llogarie bankare ku do të depozitohet pensioni ushqimor dhe të tjerat i bën përmbaruesi gjyqësor.
Pershendetje !
Me ndryshimet e reja e ka pesuar Kodi i procedures Civile vendimi i formes se prere eshte titull i ekzekutueshem prane Zyres Permbarimit .Paditesi ose paditesja duhet te paraqitet personalisht prane Zyres se Permbarimit per venien ne ekzekutim te vendimit gjyqesor duke shoqeruar me nje kerkese fotokopje te kartes apo pashaportes .