Ekzekutimi i nje vendimi gjyqesor

Pershendetje,

Cila eshte situata me pezullimin e veprimtarise se sherbimit permbarimor per shkak te pandemise? Nje vendim gjyqesor me nr…. date .07.1996 ku ka nje detyrim per lirimin dhe dorezimin e  menjehershem te baneses se nje invalideje, a mund te depozitohet per ekzekutim kesaj te hene me dt. 27.04.2020?

Faleminderit,


Qytetari: N. R. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi i nje vendimi gjyqesor”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te percaktimeve te Aktit Normativ nr. 13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19” afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat do te vijojne te jene te pezulluara deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

    Prioritet kryesor i sherbimit permbarimor do jene ceshtjet e nje natyre te ngutshme. Do mund te kryhet cdo aktivitet qe nuk kufizohet nga fusha e veprimit te Aktit Normativ, dhe qe eshte i mundur te kryhet ne kushtet e kufizimeve te vendosura per popullaten ne funksion te parandalimit te perhapjes se COVID-19.

    Referuar natyres se ceshtjes qe parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresoj se ajo nuk ben pjese ne rastet qe mund te vijohet me ekzekutim nga sherbimi permbarimor.

    Me poshte linku ku mund te konsultoheni me Aktin Normativ nr. 13, datë 2.4.2020:
    https://juristionline.al/wp-content/uploads/2020/04/Akt-normativ-nr.13-dt.2.4.2020-%e2%80%9cP%c3%abr-marrjen-e-masave-t%c3%ab-ve%c3%a7anta-n%c3%ab-fush%c3%abn-e-veprimtaris%c3%ab-s%c3%ab-sh%c3%abrbimit-p%c3%abrmbarimor-gjyq%c3%absor-nd%c3%abrmjet%c3%absimit-dhe-procedurave-t%c3%ab-falimentimit%e2%80%9d.pdf

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet