Ekzekutimi i nje vendimi te formes se prere

Pershendetje,

Unë kam fituar gjyqin në Gjykatën Administrative te Apelit një shume mbi 20 milion reja. Po pala kundërshtare është ankuar në Kolegjin Administrativ me faktin se nuk ka mbaruar gjykimi ne Gjykaten e Lartë dhe me arsyen se e dëmton buxhetin e x ministrie. Cilat janë hapat që duhet të ndjek per ekzekutimin e vendimit nga permbaruesi? Theksoj se përmbaruesit ka bërë bllokimin prej afër 2 muajsh deri më sot dhe asnjë pagesë nuk është bërë. Cila eshte menyra qe une te marr pagesen e demit? Do te më ndihmonit nëse më jepni këshillë ligjore. A është i drejtë ankimimi që është bërë nga pala kundërshtare, dhe çfarë mund të bëjë kolegji administrativ në këtë rast? Faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 13 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi i nje vendimi te formes se prere”

  1. 1

    Pershendetje. Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i formes se prere dhe i ekzekutueshem nga permbarimi, sic ju me te drejte ne rastin tuaj keni vepruar, duke ju drejtuar permbarimit. E vetmja menyre qe vendimi te mos ezkekutohet eshte nepermjet nje vendimit per pezullim te ekzekutimit te vendimit nga ana e Gjykates se Larte. Nese eshte marre nje vendim i tille, atehere ju jeni te detyruar te prisni qe Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte te shprehet per themelin e ceshtjes. Nese nje vendim i tille pezullimi nuk eshte marre, por vetem eshte bere rekurs, apo kerkese per pezullim nga autoriteti publik, ekzekutimi i detyrimit duhet te vijoje. Ju duhet te kerkoni nga permbaruesi juaj qe te vijoje procedurat e ekzekutimit dhe nese ai nuk vepron mund te ndryshoni permbarues.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet