Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Ekzekutimi i nje vendimi gjykate nga permbarimi – amnistia


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Pershendetje,

Me vendim gjykate te formes se prere jam denuar me gjobe per “ndertim te paligjshem” (me gjobe ne vleren 100.000 leke. shih vendimin bashkangjitur). Ne vendim thuhej se duhet ta paguaja gjoben brenda 6 muajsh nga data e vendimit. Pas rreth nje muaji qe vendimi kishte marre forme te prere, prokuroria kishte dergu per ekzekutim vendimin ne permbarim. Permbaruesja kishte nxjerre vendim per ekzekutim vullnetar duke me ngarkuar me fature financiare, shpenzime permbarimore (pervec vleres se gjobes dhe akoma pa u bere as nje muaj nga data e vendimit, nderkohe qe kisha kohe ta paguaja  brenda 6 muajsh sipas vendimit). Ende pa u bere 6 muaj nga data e vendimit doli ligji i amnistise.
Pyetjet e mia jane:
– Veprimet e permbarimit a jane te sakta ligjerisht?
– A perfitoj nga amnistia e fundit?
– Nese perfitoje nga amnistia e fundit, a duhet te paraqitem ne permbarim te bej ndonje veprim procedural (e kam te veshtire se aktualisht jam ne Itali) apo permbarimi e mbyll dosjen vet?

Faleminderit,


Qytetari: T. S. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi i nje vendimi gjykate nga permbarimi – amnistia”

  1. Pershendetje!

    Ne lidhje me pyetjet e shtruara nga ana juaj:

    – Veprimet e permbarimit a jane te sakta ligjerisht?
    Prokurori i çeshtjes ka per detyrim qe pjesen e vendimit gjyqesor te formes se prere ta percjelle prane nje permbaruesi gjyqesor i cili duhet te kryeje veprime per ekzekutimin e gjobes.
    Permbaruesi gjyqesor duhet te njoftoje te denuarin per ekzekutimin e denimit me gjobe sipas afateve dhe menyres se percaktuar ne vendimin gjyqesor.
    Pra veprimet e permbaruesit, konkretisht njoftimi per ekzekutim vullnetar eshte veprim qe njihet nga procedura dhe per rrjedhoje eshte nje veprim ligjor. Edhe tarifa permbarimore qe kerkon permbaruesi gjyqesor eshte moment i njohur nga ligji. Masa e kesaj tarife permbarimore duhet te vleresohet, por per te kryer kete vleresim duhet te dime vleren qe kerkohet nga permbaruesi si tarife permbarimore.

    – A perfitoj nga amnistia e fundit?
    Amnistia me e fundit e miratuar sipas Ligjit Nr. 5/2020 “Per dhenie amnistie”, ne nenin 3 pika 1 parashikon qe aminstohen: “personat meshkuj, …… ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ….. për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019……….”
    Ne vijim ligji per amnistine parashikon dhe nje sere veprash penale denimet e te cilave nuk perfshihen ne amnisti ku nenvizoj dhe “……. veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 199/a, të Kodit Penal”
    Nga sa pasqyrohet ne dokumentin e nxjere nga faqja e sistemit te Gjykates se Apelit Durres, ju jeni denuar sipas paragrafit te pare te nenit 199/a, pra ndertim pa leje ne token tuaj.
    Per sa ketu me siper, ju perfitoni nga amnistia e miratuar sipas Ligjit 5/2020 “Per dhenie Amnistie”

    – Nese perfitoje nga amnistia e fundit, a duhet te paraqitem ne permbarim te bej ndonje veprim procedural (e kam te veshtire se aktualisht jam ne Itali) apo permbarimi e mbyll dosjen vet?
    Si rregull, proceduren qe ndiqet per ekzekutimin e vendimeve penale e ndjek prokurori i çeshtjes. Ne rastin tuaj prokurori duhet t’i kerkoje permbaruesit te pushoje ekzekutimin e vendimit penal me gjobe per shkak se denimi eshte amnistruar.

    Pune te mbare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet