Pershendetje,
Kam nje marreveshje ndermjetesimi (Real Estate) per qiramarrje, sipas te ciles qiramarresi pranon te paguaje tarifen prej 12.000 leke per sherbimin e ndermjetesimit ne momentin qe i gjej nje apartament me qira sipas kerkeses se tij. Qiramarresi e ka marre me qira apartamentin qe i kam ofruar, por nuk pranon te paguaje tarifen e sherbimit. Mund te me ndihmoni ju lutem, si mund ta ekzekutoj marreveshjen? Faleminderit.