Ekzekutimi gjyqesor

Pershendetje,

a mund te kerkoj ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv duke patur vetem shkresen e dispozitivit? Pra, kam nje dispozitiv gjyqesor ne te cilin shkruhet se ky vendim perben titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjehere, por arsyetimi nuk ka dale akoma.

Faleminderit,


Qytetari: F. M. Data: 2 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi gjyqesor”

  1. Pershendetje,

    Duhet pare vendimi konkret qe dispononi, megjithate ne parim ekzekutimi mund të kryhet vetëm ndaj një titulli ekzekutiv, nëpërmjet marrjes së një urdhri ekzekutimi nga gjykata përkatëse. Duhet te prisni vendimin e arsyetuar, bashke me shenimin perkates nga kancelaria qe vendimi ka marre forme te prere.

    Edhe dispozitat e ligjit 49/2012, “Per Gjykaten Administrative”, neni 65 e vijies, paraqesin kusht qe vendimi te jete i formes se prere. Ndersa, Kodi i Procedures Penale e pranon ne raste te caktuara ekzekutimin e vendimit vetem me dispozitiv.

    Per nje informacion me te detajuar ne perputhje me specifikat e rastit tuaj, mund te telefononi edhe ne linjen e gjelber per keshillim ligjor falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00, ne numrin e tel. 0800 10 10

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet