Ekzekutimi gjyqesor

Pershendetje,

Kam nje dosje permbarimore tek zyra shteterore e Tiranes. Ekzekutimi eshte pezulluar me kerkesen time si kreditor. Pas ca kohesh kam depozituar nje vendim te ri gjyqesor ne kete dosje permbarimore. Ne momentin qe une  kam dorezuar nje vendim te ri ne nje dosje te pezulluar, a rihapet automatikisht procedura e ekzekutimit? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi gjyqesor”

  1. Pershendetje. Per te rifilluar proceduren ju duhet te beni nje kerkese me shkrim prane zyres perkatese te permbarimit. Megjithate, ne cdo rast ju keni te drejte te merrni informacion lidhur me gjendjen e dosjes tuaj permbarimore prane zyres perkatese te permbarimit. Per me teper, qe permbarimi ka detyrimin qe per cdo veprim permbarimor qe kryen, t’ju njoftoje edhe juve si kreditor. Pra nese, permbaruesi e ka rifilluar proceduren e ekzekutimit te detyrueshem, ju duhet te njoftoheni me shkrim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet