Ekzekutim Vendimi

Kam fituar me gjyq me parashkrim fitues nje truall 200m2 i cili eshte me pronesi “Shtet”. Ne kete gjyq kemi paditur Bashkine Berat.
Gjyqin e kemi fitu nshkall te pare dhe apel vlore por Zvrpp Berat nuk pranon te beje ekzekutimin e vendimit me arsye se prona qe kemi fituar nuk esht ne pronesi te Bashkise Berat por Shtetit.
A kan te drejte ata te mos pranojne nje vendim gjykate ?


Qytetari: J. B. Data: 21 January , 2020, Kategoria: Pronesi.

3 responses to “Ekzekutim Vendimi”

  1. Nese nga Gjykata eshte vendosur Pranim Padie njohjen te nde si pronar me parashkrim fitues, atehere ZVRPP e ka detyrim ligjore te regjistroje vendimin sic citon Gjykata, ne te kundert fillimisht beji nje kallzim penal ne prokurori, per “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga neni 320/a i Kodit Penal

  2. Erald Llanaj Erald Llanaj says:

    Nese vendimi ka marre forme te prere atehere asnje institucion shteteror nuk ka te drejte te dale mbi vendimin e gjykates ai eshte detyrimisht i ekzekutueshem mjafton qe ta coni tek nje permbarues shteteror apo privat dhe ben veprimet e metejshme.

  3. Duhet parë nëse në Vendimin gjyqësor ka qenë si palë ndërgjyqës ZVRPP (sot ASHK) dhe a është në dispozitivin e vendimit “Detyrimi i ZVRPP për të bërë regjistrimin e pronës”, në këtë rast përmbaruesi gjyqësor ka mjetet procedurale për të bërë ekzekutimin, bazuar në germën “c”, pika 2, e nenit 10 dhe germa “b”, pika 3, e nenit 23 të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”.
    Në rast se nuk ka qenë e përcaktuar në objektin e padisë, atëherë me përgjigjen e kthyer nga Drejtori i Përgjithshëm i ASHK-së, duhet t`i drejtoheni gjykatës Administrative kompetente me objekt “Detyrimin e ASHK për të bërë regjistruar pasurinë në emër të personit që ka fituar procesin gjyqësor” (neni 46 i Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet